Pica të vogla margarita nga zonja Vjollca

4 Mars 2021, 11:17| Përditesimi: 4 Mars 2021, 11:18

  • Share

Pica të vogla margarita

Përbërësit:

Brumi:

220 ml ujë ambienti

400 gr miell

10 gr maja e freskët

1 lugë gjelle sheqer

1 lugë çaji krip 2 lugë gjelle vaj ulliri

Mbushja:

200 gr pure domate

150 gr mozzarella

kripë dhe piper të zi

pak vaj ulliri

Rigon

proshutë ( opsionale)

kërpudha ( opsionale)

ullinj etj

Përgatitja:

Në një tas vendosim miellin në qëndër të tij thërrmojmë e më pas shtojmë ujin, sheqerin dhe përziejmë miellin, kripën, vajin dhe vazhdojmë përzierjen dhe punimin (ngjeshjen) e brumit. Pasi brumi të jetë lidhur e vendosim në një tas e lyejmë me pak vaj dhe mbulojmë tasin me celefon. E lëmë brumin mënjëanë të dyfishohet për 2-3 orë. Pasi të kalojë kjo kohë. E vendosim brumin në tavolinën e punës e pudrosim me miell e punojmë shumë lehtë dhe e hapim me rolon ujë, petë të trashë afërisisht o.3-0.4 cm, me një gotë ose me një formë presim rrathë të vogla të cilat I vendosim në një tepsi të lyer me pak vaj. Në tasin e salcës shtojmë pak kripë, rigon, pak vaj ulliri. Me fundin e një gotë bëjmë një shtypje në qendër të cdo rrethi dhe formën që lë fundi I gotës e lyejmë me salcë ( pure domate) vendosim mbi të mozzarella dhe cdo përbërës që ju preferoni si kërpudha, proshutë, ullinj e ctë preferoni. I vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 15 minuta.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?