Picë me bukë të ftohtë nga zonja Vjollca

30 Prill 2020, 10:40| Përditesimi: 30 Prill 2020, 10:42

  • Share

Picë me bukë të ftohtë

Përbërësit:

2-3 vezë

1 gotë qumësht

Kripë dhe piper i zi

4-5 feta bukë

2 lugë gjelle pure domate

4 feta proshutë

50 gr djathë pice

1/4 lugë kafe rigon

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët, kripë, piper, qumësht, salcë, I përziejmë mirë të gjithë, përshshim bukën dhe e përziejmë mirë në masën e lëngshme derisa buka të përthithë të gjithë qumështin dhe vezën. Lyjemë një tigan me pak vaj, shtojmë në të bukën e njomur, e ngjesim mirë me dorë, I shtojmë djathin e picës sipër, proshutën, disa feta domate, pak spec jeshil dhe e lëmë të piqet në temperaturë mesatare për 8-10 minuta.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?