Picë me lakër
Përbërësit:
- 1 kokë lakër e vogël
- 2 kokrra vezë
- 100 gr djathë kaçkavall ose mocarela
- 50 gr miell
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- ½ lugë çaji kripë
- ½ lugë çaji piper të zi
- ½ lugë çaji spec të kuq pluhur
- ½ lugë çaji rigon
- 200 ml salcë domatesh
- 100 gr sallam ose proshutë
- 50 gr djathë i bardhë ose kaçkavall
Përgatitja:
Fillimisht ngrohim furrën në 200°C. Përgatisim bazën e picës. Lakrën e grijmë hollë ose e kalojmë në rende të trashë. E vendosim në një tas, shtojmë vezët, miellin, kripën, piperin dhe erëzat. E përziejmë mirë derisa të lidhet masa. Shtojmë edhe gjysmën e djathit të grirë dhe e përziejmë sërish. Në një tavë të shtruar me letër pjekjeje, hedhim përzierjen dhe e shtypim me një lugë ose me duar për t’i dhënë formën e një pete të rrumbullakët ose drejtkëndore. E pjekim për 15-20 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë. Më pas nxjerrim tavën nga furra dhe lyejmë bazën me salcën e domates. Vendosim sipër fetat e sallamit ose proshutës nëse dëshirojmë. Shtojmë djathin e grirë dhe e kthejmë në furrë për 10 minuta të tjera, derisa djathi të shkrijë dhe të marrë ngjyrë të artë. E lëmë të ftohet pak para se ta presim. Mund ta spërkasim me pak rigon ose borzilok për më shumë aromë.