Picë shtëpie, sekreti për një brumë të butë si sfungjer nga zonja Albana

14 Korrik 2023, 12:17| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 12:19

  • Share

Picë shtëpie

Përbërësit për brumin:

  • 1 filxhan kos
  • 1/2 gotë qumësht
  • 1 lugë çaji maja
  • 1 lugë sheqer
  • 2-3 lugë ujë të ngrohtë
  • 2-3 gota miell
  • 1 lugë kripë
  • 1 filxhan me vaj

Për mbushjen:

  • Salcë domate
  • Djathë
  • Speca
  • Ullinj
  • Sallam / suxhuk FIX

Përgatitja:

Në një enë vendosim majanë, sheqerin dhe ujin e vakët. E lëmë majanë të aktivizohet dhe e vendosim tek ena ku do të zëmë brumin. Shtojmë miellin, kosin dhe qumështin. E punojmë brumin për 10 minuta. Në fund shtojmë vajin, e punojmë sërish derisa vaji të mos ndjehet. E mbulojmë me membranë kuzhine dhe e lëmë brumin të pushojë për 30 minuta.

Pasi brumi i picës ka ardhur e hapim në një tavë të cilën e kemi spërkatur me miell. E lyejmë bazën e picës me salcë, shtojmë djathë të grirë, ullinj, speca të prerë në rondele dhe sallam apo suxhuk sipas dëshirës. Bëjmë në fund dhe një spërkatje me djathë dhe e vendosim picën në furrë në fillim në pjesën e poshtme dhe në 3 minutat e fundit sipër.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?