Picone, mjeshtri italian i baletit në ‘Opera’: E adhuroj Shqipërinë! Kam miq si Eno Peçi! Në skenë sërish me Anxhelon, Adela Muçollari, një ‘Giselle’ si Carla Fracci!

12 Prill 2023, 15:05| Përditesimi: 12 Prill 2023, 15:19

  • Share

Një nga emrat më të njohur të baletit në Itali e më gjerë, Giuseppe Picone prej shkurtit ka nisur përgatitjet për vënien e “Giselle” në Teatrin e Operas dhe Baletit.

“Unë erdha në shkurt thuajse për 10 ditë për të parë trupën, e u riktheva sërish për të punuar me “Giselle”. Është bërë një punë e mirë si nga solistët e Operas ashtu edhe të rinjtë e shkollës së Baletit, ndaj uroj që publiku ta vlerësojë këtë version të baletit”, shprehet balerini dhe koreografi i njohur italian Giuseppe Picone.

Baleti i Adolphe Adam, i kthyer në traditë për skenën e “Operas” jetësohet këtë të mërkurë e të enjte në orën 20.00.

“Jacopo Sipari dhe drejtoresha Abigela janë persona të mrekullueshëm. Më ftuan dhe unë pranova sepse si  baleti ‘Giselle’ ashtu edhe  “Don Kishoti” janë pjesë e jetës sime. I kam kërcyer këto role në të gjithë botën nga Nju Jorku, në Londër deri në Tokjo, ndaj është mirë që ta ndaj këtë eksperiencë me të rinjtë”, shprehet më tej Picone.

Adela Muçollari si protagoniste rrëfen risitë në koreografinë e Picones.

“Në radhë të parë ndihem me fat që kam punuar me maestro Picone se është një ndër emrat më të mëdhenj të baletit si balerinë dhe si baletmaestro. Ka ndryshuar Adelën në detajin më të vogël që të sjellë një Xhizelle ndryshe. Dhe vërtetë për mua kjo Zhizele përbën një risi... Dhe Giuseppe thoshte gjithmonë që ideja është që të sjellim Giselle si e madhja Carla Fraçi”, thotë Picone.

Mbrëmjen e parë e Adela shoqërohet nga  Ervis Koçeku, ndërsa të enjten do të performojnë motër e vëlla. Anxhelo vjen në rolin e princit Albert.

“Do të interpretoj me Anxhelon në natën e dytë ndërsa në natën e parë me Ervisin, kështu që kam dy princa këtë radhë”, thotë balerina e parë e TKOB.

““Giselle” ësht një kult i baletit,  historia më e famshme që ne sjellim vit për vit,. Me maestro Piconen kemi bërë prova intensive ka bërë ndryshimet e tij, por një eksperiencë internacionale si e maestros është vlerë e shtuar”, thotë balerini i parë i TKOB, Anxhelo Muçollari.

Në konceptin e Picones, “Giselle” vjen më masive. Mjeshtri i baletit, ka përfshirë edhe nxënësit e shkollës së baletit.

“Unë kam pasur një fat shumë të madh. Që fëmijë nisa të punojë me Carla Fraçi-n, që ka qenë më e madhja ndër balerinat që kanë luajtur Zhizel, apo me emra si Vladimir Vasiliev, që e kanë bërë këtë balet kaq të famshëm dhe pikërisht për këto arsye do të shikoni një balet ndryshe, sepse u rrita me këta njerëz që kërkonin magjinë në çdo hap”, thotë Picone.

Nga kjo eksperiencë rrëfen se mes  solistëve të baletit në “Opera”  ka emra premtues, ndërsa nuk kursen as përshtypjet e tij për Shqipërinë.

“Unë e adhuroj Shqipërinë, sepse prej shumë vitesh kam shumë miq, sa në Itali apo edhe në Vjenë. Siç është edhe Eno Peçi me të cilin njihemi prej 21 vitesh, që kur unë kam qenë i ftuar si solist i parë i baletit në Operan e Vjenës, ndërsa Eno sa ishte bërë pjesë e trupës”, shprehet Picone.

Me teatrin mjeshtri italian i baletit, po përgatit dhe baletin “Don Kishoti” dhe e lë të hapur mundësinë për të tjera shfaqje.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?