Çmimin Nobel për fizikë

Tre shkencëtarë fitojnë Nobelin për Fizikë për përdorim të dritës në studim të elektroneve

3 Tetor 2023, 12:23| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 01:08

  • Share

Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L’Huillier janë fituesit të këtij viti të çmimit ‘Nobel’ për fizikë,  i cili u shpall në kryeqytetin suedez Stokholm të martën në mëngjes.

Nobeli për Fizikën në 2023, e fitojnë 3 shkencëtarët që kanë kryer eksperimente me dritën dhe të cilat e kanë hapur derën e botës së elektroneve.

"Çmimi Nobel në fizikë për vitin 2023 u është dhënë Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L'Huillier për krijimin e "pulseve të dritës që janë mjaftueshëm të shkurtra për të marrë fotografi të lëvizjeve jashtëzakonisht të shpejta të elektroneve", njoftoi Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm. të martën.

Elektronet lëvizin aq shpejt saqë më parë mendohej se lëvizjet e tyre ishin të pamundura për t'u ndjekur.

“Tre fizikanët kanë demonstruar një mënyrë për krijimin e pulseve jashtëzakonisht të shkurtra të dritës që mund të përdoren për të studiuar proceset e shpejta në të cilat elektronet lëvizin ose ndryshojnë energjinë," tha komiteti.

Fituesit do ta ndajnë shumën prej 994.000 eurosh.

Akademia Suedeze e Shkencave ka thënë se eksperimentet e tre laureatëve kanë prodhuar “pulse të dritës aq të shkurtra, saqë ato janë matur me atosekonda”.

Një atosekondë është kuintilontë e sekondës. Kjo shpejtësi është e barasvlefshme me kohëzgjatjen e një sekonde përballë viteve të Universit.

Akademia vlerësoi se laureatët i dhanë "njerëzimit mjete të reja për të eksploruar botën e elektroneve brenda atomeve dhe molekulave".

Sipas Akademisë, kjo punë ka demonstruar se këto pulse jashtëzakonisht të shkurtra mund të përdoren më pas për të kuptuar sesi funksionojnë elektronet.

Elektronet janë pjesë brenda atomit dhe lëvizin jashtëzakonisht shpejt – në miliarda të sekondës.

“Fizika e atosekondës” është duke çuar përpara procese të rëndësishme lidhur me funksionimin e atomeve dhe molekulave.

Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L'Huillier ndanë çmimin e fizikës për këtë vit.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?