Deputeti Dashamir Shehi

Politikë

Pija, femrat sharmante dhe politika/ Rrëfehet Dash Shehi: Rama është arbitri i vetëm

24 Korrik 2018, 16:23| Përditesimi: 24 Korrik 2018, 16:32

  • Share

Deputeti i opozitës Dashamir Shehi, i ftuar sot në KafeIN në Intv ka folur për politikën dhe aktualitetin në vend. I pyetur nga moderatori Flavio Qarri, për përdorimin e figurës së tij në rrjetet sociale, Shehi u shpreh s ei dukej shumë zbavitës. Përsa i përket aktualitetit të politikës, deputeti tha se qeveria fokusohet në sheshe fasadë duke lënë pas dore investime të tjera infrastrukturore e strategjike.

Moderatori e vuri Shehin të krahasonte Ramën dhe Berishën dhe i ftuari në tha se edhe në raport me Francën, Berisha ishte më dinjitoz se shkoi atje si doktor. I pyetur për planet e opozitës, deputeti u shpreh se kanë ende shumë punë për të bërë në mënyrë që të japin një ofertë serioze qeverisëse.

Nga ana tjetër ai vuri theksin te fakti që të gjitha vendimet e Ramës filluan në momentin që u shpërbë Gjykata Kushtetuese, pasi tashmë ai është arbitri i vetëm. “Teatrin” Dashamir Shehi e konsideroi fillimin e një mënyre të re vjedhjeje dhe korrupsioni qeveritar. E quajti moda e grabitjes së hapur.  Shehi tha se personi më i frikësuar për Vetting-un është vetë Rama që ka 20 vite në pushtet. 

Pjesë nga intervista:

Si e komentoni ngjarjen e Elmas Harunit në Gramsh?

Mua më duket si një ngjarje e ekzagjeruar në media, sikur çka ndodhur. Një njeri që ka pirë në Gramsh dhe është zënë me policët. E thërrisnin me emër njeri-tjetrin. PD e ka marrë me shumë seriozitet çështjen e Harunit. Ai bën mirë të pijë një pije tjetër ose ta mbajë atë që pi.

Do jeni kandidat i PD-së për Bashkinë e Tiranës? Ca mendimi keni për Lali Erin?

Ne nuk kemi vendosur asgjë. Gjykoj që Bashkia e Tiranës është çështja më serioze politike e ardhshme. Ne do ta marrim seriozisht. Në qoftë se në Bashkitë e tjera ka komponent lokal, këtu çështja është ndryshe.

Cila është femra më simpatike në Parlament?

Parlamenti i sotëm ka shumë goca të reja dhe kjo më vë në vështirësi. Kur kam hyrë unë në 92 kishte nja 10 a 12. Ishin disa më të pashme. Pamja e jashtme nuk është se luante ndonjë rol të madh në politikën e asaj kohe, sot është ndryshe. Sot një nga preokupimet më të mëdha është se si vishet kryeministri, a e kemi të pahshëm, a i kemi firmato rrobat. E kam të zorshme tani të them një emër.

Arta Dade?

Për kohën kishte një sharm.

Komento

Komente

  • Ben Tironci: 24/07/2018 18:33

    Dopjo raki e pjate melçi, e me vone plonca.

    Përgjigju
  • Tata: 24/07/2018 18:11

    Ste rrin bytha o Dash i plasi kujt se cfar thua ti .Pse nuk komenton gjygjtaret dhe prokuroret qe dolen te dhjere nga vetingu .apo te heq shalgjituri nga grupi dhe ti o i shkrete ngel rrugeve me ata buzet e shtrembura thu q thu q neper mejhane . Pika vendit nga kush perfaqesohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?