Foto ilustruese

Shëndeti

Pijet ideale për të humbur kilet e tepërta

10 Qershor 2018, 17:04| Përditesimi: 10 Qershor 2018, 17:08

  • Share

Nëse jeni gjithmonë në kërkim të mënyrave më të shëndetshme dhe efikase për të hequr kilet e tepërta, duhet të provoni disa pije të mrekullueshme dobësuese.

Siç e dini trupi i njeriut përbëhet nga 75% ujë që përkthehet në peshë trupore. Një mënyrë efikase për tu ndjerë më të lehtë janë pikërisht pijet dobësuese që duhen konsumuar.

Shalqi dhe ujë me limon- Një fetë shalqi, tre gota me ujë me limon dhe kube akulli. I kaloni të gjitha në blender dhe në fund shtoni copat e akullit. Lëng portokall, limon dhe grejfruit-

Një gotë me lëng portokalli të shtrydhur dhe lëngu i gjysmë limoni dhe gjysmë grejfruiti. I përzjeni sa të fitoni një masë homogjene dhe pijeni të ftohtë ose temperaturë ambienti.

Lëng kivi dhe spinaqi- Mjafton 1 kivi, tre gjethe spinaq, 250 ml ujë dhe ëmbëlsues. I kaloni të gjitha në blender. Lëng boronice- 250 ml ujë të ftohtë ose qumësht i skremuar dhe 150 gr boronica. I kaloni në blender dhe mund ti pini me ose pa akull.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?