Pika turistike e Shirokës, e cila ndodhet buzë liqenit të Shodrës, ka shumë për të përmirësuar në prag të këtij sezoni turistik. Prej vitesh kjo zonë është duke u përballur me porbleme të shumta.
Një nga problemet më të mëdha janë ujërat e zeza, por edhe mbetjet e shumta, të cilat hidhen pa kriter, kjo edhe për shkak të mungesës së koshave për mbeturinat.
Ditën e sotme institucionet janë bërë bashkë për një pastrim vullnetar të iniciuar nga nisma, “Të pastrojmë Shqipërinë”, por një ditë pastrimi është e pamjaftueshme, pasi kjo zonë është mjaft e shtrirë gjeografikisht. Drejtori i inspektoriatit mjedisor, ka pranuar se:
Problemi janë ujërat e zeza, të cilat derdhen në liqenin e Shkodrës, por për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, nevoitet një investim serioz.
Edmond Terthorja, Drejtori i Inspektoriatit të Mjedisit Shkodër
Deklarata të tilla për investime serioze flitet çdo fillim sezoni turistik, por në realitet nuk bëhet asgjë. Edhe bashkia e Shkodrës me anë të drejtorit të shërbimit publik i qëndron justifikimit të tyre:
Po merren masa dhe po bëhen projekte për të zgjidhur problematikat e shkaktuar në zonën e Shirokës.
Fatbardh Kuqi, Drejtor i shërbimeve publike
Sigurisht që i njëjti ritëm dhe të njëjtat deklarat janë prej vitesh nga kjo bashki, por asnjëher nuk ka pasur një investim i cili të mbetet në mendjen e atyre që e vizitojnë Shirokën. Një vit më parë kryeministri Rama prezantoi projektin për rehabilitimin e shëtitores së Shirokës, por deri tani gjithçka ka mbetur në letër dhe në arkivat e mediave, por realiteti është krejt tjetër nga ajo që ka reklamuar kryeministri.