Pikë e re kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, nis punën pas ndërtimit të urës së Bunës

9 Korrik 2022, 19:23| Përditesimi: 9 Korrik 2022, 19:28

  • Share

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar një dokument për nisjen e negociatave me Shqipërinë që mes dy vendeve të ngrihet një pikë e re kufitare, Sveti Nikola-Pulaj.

Media shtetërore malazeze RTCG shkruan se marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Shqipërisë për hapjen e pikës kufitare Sveti Nikolla – Pulaj vjen me synimin për të përmirësuar lëvizjen e qytetarëve ndërmjet dy shteteve dhe për të lehtësuar trafikun përtej kufirit të përbashkët.

Vendndodhja e pikës kufitare dhe parametrat e saj teknikë do të përcaktohen nga Komisioni i Përbashkët i palëve nënshkruese. Pika kufitare do të nisë punën pas ndërtimit të urës së Bunës.

Ura e Bunës pritet të përfundojë në 18 muaj dhe do të shkurtojë distancën mes Velipojës dhe Ulqinit. Projekti u prezantua më 8 qershor në Ohër nga kryeministri Rama dhe homologu i tij malazez, Dritan Abazoviç. Projekti ambicioz do të kushtojë 9 mln euro.

Plani i Shqipërisë dhe Malit të Zi është që, deri në vitin 2024, së bashku të ndërtojnë një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin - komunën më jugore të Malit të Zi dhe vendpushimin e Velipojës në Shqipëri. Ndërtimi i urës mbi Bunë dhe lidhja e dy qendrave të mëdha turistike, do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për Ulqinin dhe për zhvillimin e turizmit.

Përveç shkurtimit të ndjeshëm të rrugës mes brigjeve të dy vendeve, do të bëhet edhe afrimi afrimin e tregjeve turistike të Shqipërisë, Greqisë, Kosovës dhe më gjerë.

Projketi i urës i parë nga lart 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kombi: 09/07/2022 21:54

    Pun e mir kjo

    Përgjigju
  • vjeshta: 09/07/2022 19:45

    Shën Stefani, jo Sveti Stefan! Se është tokë shqiptare!

    Përgjigju
    • A. N.: 10/07/2022 08:08

      Ku ma pe Shen Stefanin moj vjeshta? Ketu flitet per Sveti Nikola ose Shen Nikollen.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?