Dinamo feston suksesin në Andorra

Sport

Pikë shprese për Superligën, fitoret evropiane 'blindojnë' katër vende në UEFA

25 Korrik, 09:13| Përditesimi: 25 Korrik, 09:15

  • Share

Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo fituan në ndeshjet respektive të Conference League, duke i dhënë pikë Shqipërisë (Superligës) në renditjen e UEFA-s, duke vijuar që vendin ynë të përfaqësohet me katër ekipe në garat evropiane edhe edicionin që vjen.

Momentalisht Shqipëria (kampionati) mban vendin e 45-të me 7250 pikë, me një diferencë të konsiderueshme nga pozita e 51-të (Maqedonia e Veriut, 5917 pikë) që të lë me një ekip më pak në garat evropiane.

Sukseset e fundit të Egnatias, Dinamos dhe Vllaznisë në turin e dytë të Conference League kanë bërë që Superliga të "blindojë" pozitat dhe të ketë sërish katër ekipe në Evropë edicionin e ri.

Në pesë sezonet e fundit në Evropë, më shumë pikë Superligës i ka dhënë Partizani, ndjekur nga Vllaznia, Egnatia, Laçi, Tirana, Dinamo dhe Teuta.

Renditja e Superligës (UEFA) dhe ekipet që kanë kontribuar në pesë sezonet e fundit

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?