Rudina Hajdari dhe Ornela Arapi

‘Piktore e talentuar’, Rudina Hajdari prezanton kandidaten për deputete të 'Thurjes' në Elbasan

19 Shkurt 2021, 22:36| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 22:44

  • Share

Deputetja Rudina Hajdari ka preznatuar piktoren Ornela Arapi, si kandidate për deputete në listën e Nismës Thurje, Elbasan, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Hajdari shkruan se Arapi është një piktore e talentuar me famë ndërkombëtare e renditur nga revista Phoenix në Londër si një nga ikonat botërore të artit në vitin 2017. Punët e saj Hajdari thotë se kanë bërë jehonë nga Londra, Roma apo Hong Kongu.

“Ju prezantoj me Ornela Arapin, kandidate për deputete në listën e Nismës Thurje, Elbasan. Ornela ka mbaruar Akademinë e Arteve dhe është një piktore e talentuar me famë ndërkombëtare. Ajo është renditur nga revista Phoenix në Londër si një nga ikonat botërore të artit në vitin 2017. Kur mori pjesë në Art Fire Milano, gazeta e madhe italiane Coriere della Sera e vlerësoi si talentin më të mirë nga jashtë Italisë.  Ornela është ambasadorja më e mirë e qytetit dhe Shqipërisë. Punët e saj kanë bërë jehonë nga Londra, Roma apo Hong Kongu.

Ornela thotë se frymëzimin ia jep Shqipëria dhe ndaj edhe ka vendosur të angazhohet. Sepse ajo do që vendi të rrezatojë bukurinë dhe pasurinë natyrore që ka e jo varfërinë apo korrupsionin ku e kanë zhytur politikanët e sotëm.  Ajo mendon se njerëzit e aftë e të talentuar ia kanë borxh Shqipërisë agazhimin në ditë të vështira. Jam shumë e lumtur që kam në krah Ornelën në këtë garë si pjesë e rëndësishme e Nismës Thurje”, shkruan Hajdari.

Hajdari kandidon në Elbasan, atje ku dhe prej ditësh ka nisur fushatën elektorale duke zhvilluar takime me banorët në disa zona të këtij qarku

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?