Homazhe për piktorin Ali Aseku

Piktori Ali Oseku u nda nga jeta, miq e kolegë sot homazhe te Universiteti i Arteve

3 Prill, 12:26| Përditesimi: 3 Prill, 17:27

  • Share

Piktori Ali Oseku u nda dje nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 80-vjeçare. Familjarë, miq kolegë e dashamirës të artit zhvillojnë sot homazhe te Universiteti i Arteve. Ai njihet si një nga piktorët më emblematikë në 5 dekada. Oseku nuk arriti të fitonte dot betejën me sëmundjen e rëndë dhe u shua në banesën e tij në Tiranë.

Ali Oseku (1944) Lindi në Tiranë, në një familje me origjinë nga Gjakova. Liceun artistik e mbaroi në vitin 1963, ndërsa Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Pas studimeve, artisti fillon punë si skenograf në TOB.

Në vitin 1973, në valën e ndëshkimeve shtetërore në fushën e artit dhe kulturës, artisti dënohet me burg deri në vitin 1979.

Pas kësaj periudhe, artisti punon si punëtor i thjeshtë, deri në rënien e sistemit. Pas viteve ’90, do ishte një nga zërat më aktivë të skenës artistike vendase.

Ora 13:32
Ndarja nga jeta e piktorit Ali Oseku, Begaj: Me veprat e tij antikonformiste solli në Shqipërinë e izoluar modernizmin në art

1709383337_bajrambegaj.JPG

Presidenti Bajram Begaj ka dërguar sot një lulesh në homazhet e lamtumirës për piktorin Ali Oseku , “Nderi i Kombit”.

Presidenti Begaj gjithashtu i shprehu ngushëllime vajzës së artistit përmes një telegrami, në të cilin shkruan se Oseku na tregoi përmes veprave të tij dritën që nuk e shihnim, dhe burrërinë që duhet të kishim për ndryshimin e Shqipërisë.      

“E nderuar Alis,

Lajmi i ndarjes nga jeta i piktorit Ali Oseku,  “Nderi i Kombit”, ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Të gjithë ne do ta kujtojmë si mjeshtrin e dritës, qetësisë sublime, që me veprat e tij antikonformiste solli në Shqipërinë e izoluar modernizmin në art.

Ali Oseku, artisti rezistent përballoi burgosjen politike, vetësakrifikoi veprat e tij dhe me durim dhe vullnet u ringrit në majat e artit figurativ shqiptar.

Ali Oseku na tregoi përmes veprave të tij dritën që nuk e shihnim, dhe burrërinë që duhet të kishim për ndryshimin e Shqipërisë.      

Pranoni ju lutem ngushëllimet e mia të sinqerta!

Ali Oseku u prehtë në paqen e dritës!

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?