TIRANË- Piktori i njohur shqiptar Gjergj Kola, një nga artistët që jeton prej 30 vjetësh në Itali, në një mesazh për Report TV rrëfen për situatën e Pandemisë Covid 19 në vendin ku jeton dhe ndër të tjera shprehet se ka bërë disa punë me tematikën kushtuar kësaj pandemie të rëndë.
Piktori shqiptar do të kontribuojë ndër të tjera me veprat e artit përmes disa shoqatave bamirëse.
“Jam lidhur me disa shoqata bamirësie dhe po punojmë të kontribuojmë për situatën që është krijuar me artin tonë. Si të gjithë edhe ne artistë jemi mbyllur në studio dhe përpiqemi t’ia dalim duke punuar sa më shumë”, shprehet ndër të tjera për report Tv, piktori i njohur Gjergj Kola. Gjergj Kola spikat me tablot e tij plot koloritë dhe plot ekspresion.
Pëvec pamjeve nga natyra, temave të ditës, artisti shqiptar zë një vend të rëndësishëm me veprata e imagjinatës, të cilat pëfshijnë motivet kombëtare dhe legjendat e popullit shqiptar.
Lajmi kryesor:
Artistët shqiptarë jashtë e brenda vendit japin më të mirën në karantinë/ Irini Qirjako për Report TV interpreton 'Vasilikonë'
B.K.//ReportTv.al