“Ende në jetë” është ekspozita personale e piktorit Helidon Haliti, që këto ditë është çelur për artdashësit në Muzeun Historik Kombëtar. Përmes kësaj ekspozite të kuruar nga Oltsen Gripshi Helidon Haliti sjell vet qenien e tij, si individ dhe artist.
“Është një ekspozitë, që do ta ‘lexoja’ me kujdes, sepse është e ndjerë si ekspozitë. Këtë projekt e kemi nisur gati tre vite më parë, edhe ka marrë jetë këto ditë. Artisti ka tejkaluar edhe veten, ka hedh një hap drejt konceptuales, jo për të braktisur pikturën e kavaletat, por vjen më i freskët edhe real. Prek bashkëkohësinë tonë përmes qenies së tij, edhe e koncepton përmes imazheve. Kjo ekspozitë do të krijojë dialog me publikun”, shprehet kuratori i ekspozitës, Oltsen Gripshi.
E konceptuar në disa hapësira, “Dhoma e veshëve” rrëfen emancipimin e shoqërisë sonë, në dhomën e artë nuk mungojnë kujtimet fëminore edhe familjarët e tij, ndërsa një tjetër hapësirë janë miqtë edhe bashkëpunëtorët në fushën e kulturës dhe të politikë, që i kanë dhënë dorën në këtë udhëtim artistik, si portreti i kryeministrit Edi Rama apo të ndjerit Moikom Zeqo
“Dalloj shumë miq, por mes tyre Timo Flloko dhe Vera Grabocka, të cilët kanë qenë edhe në ekspozitën time të parë në këtë muze, ku mes tyre ka qenë edhe intelektuali i ndjerë Moikom Zeqo. Është një organizëm i gjatë që do të vijojë gjatë 15 ditëve me disa rinovime të çuditshme. Pasi mendoj se është mirë të kemi vazhdimësi edhe mirënjohje”.
Ekspozita “Ende në jetë” vazhdon që të qëndrojë hapur për publikun në Muzeun Historik Kombëtar.
“Është kënaqësi për ne të Muzeut Historik Kombëtar, që këtu është çelur “Still life” e piktorit të njohur Helidon Haliti. Kjo ekspozitë do të shënojë një ngjarje për vizitorët e kryeqytetit”, shprehet Dorian Koçi.