Piktori i njohur Mustafa Arapi është shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, për shkak të gjendjes së tij të rënduar si pasojë e COVID-19.
Lajmin e ka dhënë vajza e tij, Dorina Arapi përmes një statusi në rrjetin e saj social Facebook, ku edhe i ka bërë apel institucioneve përkatëse në mënyrë që të kujdesen për të dhe ti japin vëmendjen e duhur për shërim sa më të shpejtë.
“Por i drejtohem Kryeministrit z. Edi Rama, Ministres së shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu, që shteti dhe institucionet të japin vëmendjen e duhur për babain tim dhe për këtë personalitet të kulturës shqiptare. Unë e dua babain tim me jetën time, por ai është dhe një Vlerë për shtetin e kulturën shqiptare.“, shkruan ajo në postim.
Në fund ajo ka falënderuar këdo për ndihmën dhe vëmendjen, duke i ftuar të shpërndajnë këtë mesazh.
Lajmi kryesor:
COVID-19 në Shqipëri/ 474 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orët e fundit! Infektohet piktori Mustafa Arapi, shtrohet tek 'Shefqet Ndroqi'
J.GJ./ReportTv.al