Në fillim të viteve ’90 në vendin tonë, kur ethet e lëvizjeve demokratike sapo kishin nisur, ai renditej ndër ata pedagogë, që kishte kapërcyer trarin mendor të izolimit. Sot pas më shumë se dy dekadash, artisti Ilir Pojani, rikthehet në tokën amë me një ekspozitë personale në Tiranë.
Veprat e viteve të fundit, por edhe tre prej asaj periudhe, vijnë nën titullin e ekspozitës “O kapiten, kapiteni im”. Ata që kishin ndalur për ta takuar edhe uruar për këtë rikthim mes tyre, janë artistët-miq, që nuk e kanë harruar rrugëtimin e tij, në vitet e para, si ilustrator dhe karikaturist në shumë revista të kohës.
Unë e njoh shumë vite më parë, sigurisht që e njoh në një kuadër të një procesi krijues që disi ndryshon jo pak nga kjo që sjell së fundmi. Por që e konsideroj një fenomen normal, një rrugë të kësaj natyre që gjen veten në një pozicion disi të ndryshëm, por që nuk është përfundimtar, por kalimtar dhe mund të vij me një situatë tjetër. Në këtë situatë që vjen më duket interesante se si gjen një arsye, një qëndrim të tij ndaj veprave të autorëve të njohur dhe ndaj kryeveprave të artit, që ai i ka admiruar edhe i admiron.
Piktori Hasan Nallbani
Së pari, mua më bëhet qejfi, që në përgjithësi shumë artistë shqiptarë që kanë qenë emra të njohur të peizazhit artistik shqiptarë edhe pse janë jashtë Shqipërie e kthejë kohën herë pas herë edhe kujtohen që kanë lënë Shqipërinë, miqtë edhe të dashurën e tyre, edhe gjëja më e mirë është që vijnë me veprën e tyre. Mjetet e tyre piktorike janë pasqyruar në mënyrë personale. Ka ndodhur një frakturë nga pikëpamja e kohës, të njohjes direkte, por nuk ka ndodhur frakturë në dashurinë e madhe që ata kanë për artin dhe dashurinë që ka publiku shqiptar për këta personazhe të njohur. Iliri ka qenë që në akademi një nga studentët më të mirë, kudo që ka prekur me dorën e tij ka bërë gjëra të nj kualiteti shumë të madh. Edhe tek gjinia e karikaturës ka qenë një nga firmat më të njohura të Shqipërisë me çmime ndërkombëtare edhe kombëtare. Kësaj here vjen çuditshëm se do të përflas mjeshtrat e pikturës për t’i thënë publikut që kjo është pamja ime edhe unë po i zbuloj. Është një simbiozë midis mjeshtrit edhe Ilirit që është mjeshtër në punën e tij.
Piktori Gazmend Leka
Në cermoninë hapëse të kësaj ekspozitë, emocionet e artistit që jeton edhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin shumë të mëdha. Megjithatë, ndonëse ka munguar fizikisht, ai na tregon se nuk i ka shkëputur asnjëherë lidhjet me Shqipërinë.
Kam ardhur radhë, por besoj se do të vij më shpesh, por nuk i kam humbur kurrë lidhjet me Shqipërinë, me shokët edhe më miqtë, me politikën edhe me çdo gjë që ndodh. Banoj jashtë, por jam pranë Shqipërisë. Periudha që unë kam punuar si pedagog me Institutin e Arteve është periudha më e bukur e jetës sime, i kujtoj gjithnjë me mall studentët që kanë pasur suksese. Me karikaturën nuk merrem më edhe pse është gjini shumë e bukur. Më mungon gjithçka, njerëzit, mundësisht vendet e vjetra që kanë qenë në kohën time, pro çdo gjë më pëlqen.
Piktor Ilir Pojani
Edhe pse elementët në pikturën e tij i përkasin të gjithë botës, ato fillimisht janë shqiptare. “Meqenëse i krijoj unë, në të janë ndjenjat e mia janë tërësisht shqiptare”. thotë piktori Pojani.Frymëzimi themelor në punën e tij është arti i madh i klasicizmit, i së kaluarës mjeshtrit e mëdhenj që kanë shërbyer gjithmonë për të, sikundër kanë shërbyer në shekuj të gjithë artistët
Kjo është një nga gjërat kryesore që unë bëj, mësoj prej tyre edhe i trajtoj me stilin bashkëkohor. Përherë, duke krijuar tema të përjetshme, siç ka qenë në kohën e klasicizmit,po ashtu janë edhe sot.
Piktor Ilir Pojani
Sot kriter është brishtësia e penelit edhe transparenca, që esencecialisht një artist me eksperiencë në Shqipëri e njeh mirë. Ka artist që e përdorin, e fiton eksperiencën nga puna ose nga qëndrimi jashtë Shqipërisë. Kjo ndihet. Është një lloj kulture e përdorimit të penelit dhe të mënyrës së konceptuarit që padyshim tek artisti është bërë mënyrë jetese. Afër muzeumeve, afër veprave që i ka ëndërruar dikur, afër çdo gjëje që mund ta prek edhe pse jo ta ekzekutoj me të brendshmen e tij. Është një pasqyrë shumë e këndshme që interpreton me anë të perceptimit personal të artistit. Kjo është një mrekulli. Më pëlqen shumë kjo lloj ripërtëritje e artit. Shikon, vëzhgon edhe reflekton në mënyrën tende, që përse jo të jesh edhe ti pasqyra ndërkohë që përballë ke pasqyron e një artisti që në kohën e tij ka qenë shumë i prekshëm, por duke u larguar vitet bëhet i paprekshëm edhe shumë i largët.
Piktori Helidon Haliti
Ardian Isufit Ilir Pojani i sjell ndërmend profesorin në filmin “Shoqëria e poetëve të vdekur”. Për të ai ngjan metaforikisht me personazhin që dëshironte që t’i ushqente studentët e tij me esencat e kësaj bote, të pakontaminuara nga rutina e njohjes akademike
Ajo që e bën interesante ilvolvimin tim në këtë ekspozitë është fakti se ne kemi rrugëtuar bashkë me Ilir Pojanin, unë kam qenë student i tij edhe sot padyshim që jam një pedagog, ku kemi stafetën e reja të studentëve tanë. Edhe në këtë kontekst kanë nisur edhe ngjizur pikëtakimi ynë i parë që padyshim arti edhe kultura ka qenë elementi ynë i diskutimit i dialogut edhe i analizës sonë. Pjesa më e rëndësishme në këtë ekspozitë janë punët e fundit që kanë të cilat kanë një elementë të rëndësishëm ndërmjet filtrit të artit të historisë botërore, ku ai sjell në mënyrë ikonografike shumë vepra bashkëkohore të artistëve të njohur, si Velazques, Goza, El Greco ose Rubens, të cilat i rikontekstualizon, duke i pikturuar në një formë që siç e quaj në tekstin kuratorial të një shkujdesje kontekstuale. I ripropozon këto lloj gjurmësh të rëndësishme të vlerave të historisë së artit botëror, duke i dhënë një personalizim të tij edhe duke e shtyrë më tej ngjarjen edhe historinë, sepse personazhet nisin edhe nuk janë më personazhet e Velaques, por nisin nga ai edhe mbarojnë tek Ilir Pojani, duke na dhënë një kontekst të ri të komunikimit me këto figura, që janë pjesë e njerëzimit. Mendoj se estetika e tij ka një situatë në një gjuhë shumë më të elaburuar, ka një situatë shumë subtile, pra ka një butësi që nuk është thjesht në kuptimin piktorik, por edhe me lidhjen nëpërmjet kohëve, hulumtimit të kohëve në artin botëror.
Kuratori i ekspozitës Ardian Isufi
Rilidhja që bën Ilir Pojani me artistët që ka përzemër e sjell artin, si një paradë te vërtetë të një periudhe të largët, që vjen në kohë me aspirata dhe ndjeshmëri bashkëkohore.