Një ekspozitë e veçantë e titulluar “Përtej 2” është çelur në ShpellArt në Pogradec, nga piktori korçar Thanas Dushku. Rreth 30 punime që do të qëndronjë të ekspozuara për gjatë gjithë muajit, janë punuar në teknika të ndryshme ku përfshihet Pastel, Vaji, Vizatimi në portrete dhe autoportrete dhe punime ku paraqitet nuditeti i femrës.
“Ekspozita quhet “Përtej 2” është vazhdim i ekspozitës time të parë të celur në muajin nëntor në Korçë. Është konseptuar në një ekspozitë ku mbizotëron autoportreti, figura deri diku dhe nuditeti femëror. Është një ekspozitë e realizuar në teknika të ndryshme, në pastel, në vaj në vizatim në karbon”,- tha piktori Thanas Dushku.
Portreti me natyrë moderne, i cili përhapet nëpërmjet ekspresionizmit është tepër i veçantë tek punimet e Piktorit Dushku, tha njohësi i artit dhe pedagogu Neli Naço.
“Përtej 2” mbrëmjen e së shtunës, bëri bashkë artdashës, piktorë e intelektualë. Ekspozita momentalisht nuk do të jetë shëtitëse, ndërsa do të qëndrojë e hapur përgjatë gjithë muajt Maj në ambientet e ShpellArt për vendasit e turistët.