Piktorja çel ekspozitë në qytetin e lindjes, Anila Hetoja: Rikthimi tek rrënjët, përgjegjësi e madhe

30 Prill 2019, 15:30| Përditesimi: 30 Prill 2019, 15:44

  • Share

Piktorja Anila Hetoja çel ekspozitën personale në Galerinë e Arteve në Shkodër. Hetoja ekspozon tablo, të cilat i ka realizuar në 30 vjet udhëtim artistik. Piktorja veprat e saj që kanë në qendër, figurën femërore edhe natyrën e vendit, i përcjellë në teknika të ndryshme në vaj, akrilik, ku nuk mungojnë as materialet e ricikulueshme.

“Sjell sot para artdashësve një kolazh, që ka vite që është realizuar. Sot jam e lumtur që çel një ekspozitë në vendin tim, ku kam rrënjët edhe fillimet e mia artistike, sepse po ekspozoj këto punë, që i kam punuar me pasion. Sjell si punime të reja, art me gota plastike apo materiale të tjera të riciklueshme, që vijnë si një teknik e re në qytetin e Shkodrës”, shprehet piktorja Anila Hetoja.

Ballafaqimi me qytetin e lindjes, vendin ku ka hedhur hapat e para në art, vendin ku ka zbuluar dëshirën e saj për të pikturuar, artistja e konsideron një tjetër moment të rëndësishëm në krijimtarinë e saj artistike.

“Është përgjegjësi e madhe, emocion i madh, por kur punon me dashuri çdo gjë realizohet”, vijon piktorja Hetoja.

Piktorja Anila Hetoja ka ekspozuar edhe në galeri të ndryshme jashtë vendit, Gjermani apo  Kanada. Ajo ka përfunduar studimet e larta për Dizajn dhe art në Kanada. Ekspozita do të vazhdojë që të qëndrojë hapur në Galerinë e Arteve në Shkodër deri në datë 6 maj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?