Pilaf me lakër nga zonja Vjollca

20 Tetor 2020, 11:34| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 11:36

  • Share

Pilaf me lakër

Përbërësit:

300 gr kokërr gjatë

1 qepë e vogël

1/2 lugë kafe kanellë

pak vaj ulliri

300 gr lakër e bardhë

700 ml ujë të valuar

kripë dhe piper të zi

1 lugë çaji gjalp

Përgatitja:

Grijmë qepën shumë imët dhe e vendosim në një tenxhere të thellë në 3 lugë gjelle vaj ulliri e kaurdisim qepën duke I shtuar 1/2  1 lugë kafe kanellë deri sa të ulë volumin. Shtojmë lakrën të grirë dhe atë në fije të hollë e përziejmë me qepën për 2 minuta si dhe orizin dhe vazhdojmë kaurdisim për 2-3 minuta, të tjera dhe shtojmë kripë më pas ujin e valuar e përziejmë dhe vendosim kapakun duke e lënë orizin të ziejë për aq minuta sa është shkruar në etiketë rreth 12 minuta , hapim kapakun shtojmë 1 lugë çaji gjalp e përziejmë, fikim zjarrin dhe pasi e mbulojmë tenxheren me një pecetë vendosim kapakun dhe e shërbejmë pas 15 minutash.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?