Mish qingji me oriz në furrë
Përbërësit:
- 1 qepë e madhe
- 1 kg mish qingji
- 3 lgj vaj ulliri
- 2 fç oriz
- Nenexhik
- Kripë, piper
Përgatitja:
Vendosim mishin në tenxhere dhe bëjmë një kaurdisje të lehtë me qepën. I shtojmë ujin të ziejë pak në varësi të mishit. Më pas e kalojmë mishin në tavë të marrë pjekjen e duhur (rregullojmë shijen me kripë, piper, nenexhik).
Në një tenxhere kaurdisin orizin për pak minuta dhe e shtojmë në tavë bashkë me lëngun e mishit. Raporti 1 me 2. E lemë në furrë për 30 minuta në 200 gradë Celsius.
Komento