Receta

Pilaf Uzbek, shije speciale e pilafit oriental nga zonja Albana

4 Mars, 12:18| Përditesimi: 4 Mars, 12:19

  • Share

Pilaf Uzbek

Përbërësit:

  • 500 gr mish qengji ose viçi
  • 2 filxhanë oriz basmati ose kokërrgjatë
  • 1 qepë e madhe
  • 2 karrota të mëdha
  • 1 kokërr hudhër
  • ½ filxhan vaj luledielli ose vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle qimnon
  • ½ lugë çaji spec i zi
  • ½ lugë çaji spec i kuq pluhur
  • 1 lugë çaji kripë
  • 3 filxhanë ujë të ngrohtë
  • 1 grusht rrush të thatë (opsionale)

Përgatitja:

Lajmë orizin disa herë dhe e lëmë të qëndrojë në ujë të ngrohtë për 30 minuta. Ngrohim vajin në një tenxhere të thellë dhe skuqim qepët derisa të marrin një ngjyrë kafe të artë. Shtojmë mishin dhe e lëmë të skuqet mirë nga të gjitha anët. Më pas shtojmë karrotat dhe i përziejmë derisa të fillojnë të zbuten. Shtojmë erëzat (qimnonin, specin e zi, specin e kuq dhe kripën) dhe i përziejmë me përbërësit e tjerë. Vendosim kokën e hudhrës ashtu siç është vetëm të pastruar, në mes të tenxheres, duke e zhytur pak në përbërje. Hedhim ujin e ngrohtë mbi përbërjen dhe e mbulojmë me kapak. E lëmë të ziejë për rreth 20-25 minuta. Më pas shtojmë orizin e kulluar, por nuk e përziejmë me mishin. Shtojmë edhe rrushin e thatë nëse dëshirojmë. Hedhim pak ujë mbi oriz (nëse është e nevojshme, shtojmë edhe pak kripë) dhe e mbulojmë me kapak. Ulim zjarrin dhe e lëmë të gatuhet derisa uji të avullojë plotësisht dhe orizi të jetë i butë (rreth 20 minuta). Pasi gatimi është gati e heqim nga zjarri, e lëmë të pushojë për 10 minuta dhe më pas e përziejmë butësisht para se ta shërbejmë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?