VIDEO/ Pilot kampion në tokë dhe ajër, Valdet Kaçandolli: U rrita me makina, por aviacioni ka më shumë adrenalinë

14 Shkurt, 16:24| Përditesimi: 14 Shkurt, 17:01

  • Share

“Unë jam rritur në një familje që është marrë me makina gjithë jetën,”-nis rrëfimin e tij piloti.

Valdet Kaçandolli nuk është një pilot i zakonshëm. Prej 1999 ai i është dedikuar plotësisht autosportit si pjestar i Prishtina Racing Club, ndërsa numëron disa tituj ndërkombëtar të njohur nga FIA-CEZ. Katër rotakët janë pjesë e pandashme e tij, por më së shumti i dashuruar me Suzukin që aq sukes i ka sjellë. Për Report TV Valdeti ndau dy momentet e paharrueshme të karrierës së tij, edhe pse për dikë tjetër aksidentet do ta kishin bërë të ndalej,

“Mbreslënës është trofeu i parë që kam marrë. Ka qenë me 4 korrik 2004 edhe pse kisha dy vjet si pilot me autosport. Më ka mbetur ose ngulitur në mendjen time. Gjithashtu edhe trofeu i fundit që kam marrë në Varshavë në 2022 kur u shpalla kampion Europe,”-u shpreh ai.

Si të mos mjaftonte adrenalina e motorëve të fuqishëm në tokë, prej dy vitesh Valdet Kaçandolli ka marrë licensën e pilotimit të avionëve.

“Ndihem më mirë aty ku jam. Nëqoftëse jam në tokë dhe po ngas një makinë ose motoçikletë them kjo është më e mira, por kur jam në ajër, tani pilot profesionist dhe i licensum, them kjo është më e mira. Nuk mundem ti ndaj,”-tha ai.

Kush ka më shumë adrenalinë?

“Adrenalinën avioacioni e ka të veçantë. Kur je në avion, jo si në tokë, nuk mund të ndalesh në rrugë dhe të mendosh për gabimin që ke bërë dhe ta korigjosh. Në momentin kur je në ajër, në Aeroplan, atëherë vendimet duhet ti marrësh me përpikmëri pasi nuk ke të ndalur,”-u shpreh Kaçandolli

Më 27 prill do të nisë sezoni i ri i kampionatit europian, ndërsa teksa bëhet gati Valdeti e mbyll duke thënë se nga ky sport do të heqë dorë vetëm kur zoti ti mbyllë sytë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?