Pilotët e garave ‘ndezin’ Tiranën, drift për bamirësi! Organizatorja: Kam katër vite që kurohem nga tumori!

19 Dhjetor 2021, 18:17| Përditesimi: 19 Dhjetor 2021, 19:08

  • Share

Zhurma e motorëve të fuqishëm, xhirimet e gomave apo tymi i krijuar ka bërë që shumë qytetarë, kryesisht të rinj dhe të reja, të ndalen këtë të shtunë dhe të dielën në sheshin ‘Nënë Tereza’ të Tiranës për të shijuar spektaklin e pilotëve të garave të ardhur nga gjithë Shqipëria.

“Kam kohë që merrem me drift. Jam përgatit prej dy javësh së bashku me makinën për këto gara. Ka shumë kureshtje nga njerëzit, të cilët duan të vijnë si pasagjer, pork a rregulla,”-u shpreh Enea Zuna, pilot garash.

“Motorsporti në Shqipëri është hapur shumë vonë. Falenderoj shumë çunat që angazhohen, duke patur parasysh se ky sport ka edhe shpenzime. Gjëja kryesore që të hiqen nga rruga. Kushdo që perfomon, të vijë dhe të ketë shansin e vet,”-tha Taulant Koka, pilot Gorash.

Përveç pasionit dhe adrenalinës, ky aktivitet në thelb kishte një qëllim human.

“Me një qëllim shumë të madh për të ndihmuar fëmijët që kurohen me tumor. Të gjithë të ardhurat që mblidhen këtu deri në fund të spektaklit do çohen për fëmijët të cilët janë duke u kuruar te spitali onkologjik për tumor në Tiranë. Në fakt unë kam katër vjet që kurohem për tumor,”-deklaroi Greta Dedaj, organizatore e garës.

Të gjithë pilotët në këtë aktivitet morën pjesë me shpenzimet e tyre.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?