Sejdo Harka

Piloti dhe avokati Delo Isufi, hobi i tij i veçantë, poezia

4 Mars 2020, 19:19| Përditesimi: 4 Mars 2020, 19:24

  • Share

Lexon poezitë e pilotit Delo Isufi, dhe në brazdat e tyre të shfaqet heroi lirik, që duket sikur rend, herë mbi supersonikun krahëzjarrtë, për të mundur errësirën,borën e shiun,herë “me këmbët e Anteut mbi tokë”,duke rendur sallavave gjyqsore për të mbrojtur klientët e tij dhe herë për të zbuluar e pikturuar me penelë  bukuritë e rralla të natyrës shqiptare dhe dimensionet e vlerave njerëzore.Edhe buzëqeshja e sinqertë e poetit, edhe vjershërimi i tij i ëmbël, e kanë burimin tek shkëlqimi i yjeve dhe romantika e hënës, tek bukuritë e rralla të natyrës dhe pesha e ëndrrave. Kjo vjen, nga që Delo Isufi u lind dhe jetoi mes antinomisë së diellit dhe errësirës, mes bukurisë së hënës dhe yjësisë. Prandej ai, siç shkruan edhe vetë: “Me qiellin ra në dashuri, që zgjati tërë jetën”. Pilotimin Delo Isufi e nisi, që kur ishte ende i njomë dhe e vazhdoi derisa flokët e tij, filloi t’i mbulonte bryma e viteve. Krahas pasioneve të tjera, në jetë ai pati edhe një hob të veçantë, siç është poezia. Para se të ndalemi tek tiparet e papërsëritshme të poezive të tij ,po ndalemi me pak fjalë për t’ju treguar lexuesëve ,se kush është Delo Isufi:

Ai u lind në Brataj te Vlorës,më 15 korrik të vitit 1944.Mbasi mori mësimet e para në vendlindje, në moshë fare të re, pa mbushur 11 vjeç, u largua shokllave të metropolit, nga ku në vitin 1966, mbaroi  studimet e larta në Akademinë e Forcave Ushtarake Ajërore,ku u diplomua pilot gjuajtës bombardues. Mbasi këto studime i mbaroi me rezultate të larta, u emërua pedagog i Akademisë  për fluturimin, ku me pasionin dhe aftësitë e tij të veçanta, përgatiti shumë pilotë të rinj. Për 26 vjet me radhë, deri në vitin 1992, ai, me aeroplanin ushtarak reaktiv mbizanor, edhe në kushtet më të vështira të motit, nga mëngjesi deri në muzgun e natës, çau qiejtë, duke  spikatur mes më të mirëve, si pilot i talentuar. Gjatë kësaj kohe ai ka kryer detyra të rëndësishme ushtarake , nga komandant fluturimi, deri në zv-komandant Regjimenti, me gradën e lartë “Kolonel”. Nga që ishte i etur për dije,shkollimin e tij, ai nuk e mbylli me kaq. Në vitin 1972, Delo Isufi mbaroi edhe Universitetin Shtetëror të Tiranës, ku u diplomua jurist. Prej vitit 1992 e në vazhdim ai punon si avokat. Gjatë karierës së tij të gjatë, ai ka punuar, herë si Avokat i Avokaturës së Përgjithshme të Shtëtit, deri Avokat i Përgjithshëm i Shtetit Shqiptar. Ai sot njihet edhe si përkthyes në disa gjuhë të botës , si anglisht, frëngjisht, rusisht… Por, siç theksuam edhe më lart, hobi i tij  i veçanë  është poezia. Deri tashti ai ka botuar 7 libra aristike, nga të cilat 6 prej tyre janë me poezi. Disa nga librat e tij më të mira, të pëlqyera nga lexuesët janë:“Magjia e syve”,”Kur lahet hëna”,“Tavolina e rezervuar” dhe ”Vajza e manaferrave”, e cila ka dalë në qarkullim kohët e fundit. Me poezitë e tij më të bukura,ai është bërë pjesë e disa festivaleve poetike botërore, të zhvilluara vitet e fundit në Indi.Poezitë e tij më të mira janë përfshirë në antologjinë poetike In ternacionale Shumegjuhëse, që botohen në Andhra Pradesh të Indisë. Ndërsa dikur, poeti Delo Isufi, mbrekullinë e qiejve e shijonte përmes fluturimeve, me supersonikun krahëhekurt,tashmë, për të, mjeti më i sofistikuar flututues është poezia.- Kur shkruaj poezi-thotë ai-e ndjej veten si kalorësi mbi avionin, që çan qiellin dhe yjësinë e rrallë. Në se poezinë dje e nisi si hob relaksues, sot ai e ka kthyer në profesion konkurues, jo vetëm brënda vendit, por edhe jashtë tij, deri në Indinë e largët. Magjia e poezive të Delo Isufit qëndron tek sinqeriteti dhe çiltërsia, tek bukuria e fjalës dhe thjeshtësia, tek koloriti popullor dhe ëmbëlsia e vargut, që buron natyrshëm,si ujët e pastër të krojeve tona.Poezitë e tij janë, sa ëndërrimtare, aq edhe filozofike, sa narartive, aq edhe peisazhike,sa satirike, aq edhe dramatiko-sarkastike. Sistemi i vjershërimit të tij, është sa i matur, aq edhe i lirë,  me prirje moderrne dhe me një figuracion e gjuhë të pastër, që buron nga gurra popullore. Problematika e poezive të tij,është sa e gjerë,  aq edhe e larmishme.    Por, më poshtë do të ndalemi në problematikën e disa  poezive, të cilat, ndoshta, janë më të bukurat.

Një nga problematikat, që zë vend të dukshëm në poezitë e D. Isufit është atdhedashuria. Për poetin, Atdheu dhe vendlindja janë të magjishme. Edhe pse Shqiptari “ lindi në një tokë të egër / ku qiellin kishte çati”, edhe pse ,“ u ushqye me misër, elb dhe thekër/,dhe,/ qumësht piu tek një dhi’’, ai krenohet, që ata janë trima, dhe mbetën atdhetarë të zjarrtë. Jo vetëm që trojet e tyre nuk i mallkuan e nuk i shitën për para, por nuk kursyen as jetën për to. Poeti krenohet që shqiptari, në kohëra të vështira kthesash dhe luftrash, “ Me duar i kapën rrufetë”. Por është tepër i dëshpëruar kur sheh se,  edhe  sot ,në shekullin e XXI, ai vuan nga varfëria dhe emigracioni i detyruar, për të siguruar bukën e gojës. Larg,  atje në dhe të huaj, të shpërndarë si zogjtë e korbit nëpër botë, fatkeqësisht, ata i bren malli për Atdheun e vendlindjen, sepse, siç thotë dhe populli :“ Malli grryen gurin, e jo burrin”. Brengën e thellë,që malli u shkakton emigrantëve shqiptarë nëpër botë, poeti e shpreh nëpërmjet pyetjes retorike:“ Ç’është, pra ky mall i rrallë / që na vjen si det me dallgë”?! Ndërsa pas saj vjen përgjigjia kuptimplote:“ Është malli për vendin tim/S’ka ilaç e s’ka shërim”(52).Emigracioni, është e vërtetë që sjell ndryshime ekonomike, por fatkeqësisht shkakton edhe drama familjare e shpirtërore. Ai ndan, përsëgjalli, jo vetëm fëmijët nga prindërit , por edhe gruan nga burri. Ndaj poeti shkruan.. “E di, moj shpirt e di/Sytë nuk të bëjnë gjumë/Më prit nuse, un’ do vij/Më ka marë malli shumë”.(29) Për poetin, ky shekull është i marrë, sepse ai prodhon lloj-lloj kolerash e sidash.Ai është “ Shekulli që prodhon njëriun hibrid/Shekulli i incestit dhe i perverësve/Shekulli i luftes për pushtet dhe hegjemoni”.Është shekulli që, edhe kur njerzit emigrojnë për të mbijetuar,” deti në thellësitë e tij i përpin”. (64) Poeti Delo Isufi,për të fshikulluar ashpër injorancën dhe pangopësinë e disa pushtetarëve dhe politikanëve, përdor vargje të tillë, sa të drejtpërdrejtë, aq dhe metaforiko-sarkastikë:”Le ta kenë kokën bosh/xhepin e kanë mbushur plot”.Në shenjestër të humorit dhe fshikullimit sarkastik të Delo Isufit janë venë edhe disa dukuri negative të shoqërisë së sotshme, të cilat fatkeqsisht po thellohen me tej, siç është zbehja e dashurisë njerëzore midis brezave dhe njerzve brenda familjes. Një dukuri të tillë lexusi e prek si me dorë në poezinë “ Eh moj bijë”,përmes të cilës poeti tregon poetikisht , se si vajza pasi martohet në dhe të huaj, nuk tregon asnjë kujdes për nënën e saj, të mbetur fillikat. Ndaj nëna, e dëshpëruar thellë përmes naracionit poetik satirik të poetit, me dhimbje, i drejtohet vajzës së saj me vargjet:” Eh,moj bijë, sa të kam pritur/Edhe gjak kam shit’ për ty/Dhe tani që jam në t’fikur/ Për ty loti më ngrin në sy”. (26) Nëna nuk kërkon azgjë tjetër prej vajzës së saj, veç  se të vijë e ta pyes:” Nënë si je…”?! Por, mosmirënjohës ndaj prindërve nuk  mund të jenë të gjihë.Të kundërtën ka dashur të tregojë poeti përmes poezisë meditativo-filozofike “Takim me babanë”.Përmes vargjeve tepër të ngrotë:”Sa do të doja të takoja babanë/Si para 60 vjetëve,tani/Do t’i jepnim dorën njëri-tjetrit/Ai do më pushtonte në gji përsëri”,autori,përmes unit poetik, do të shprehë mallin dhe lidhjet e ngushta njerëzore mes babait ,që fatkeqsisht është ndarë nga jeta në një moshë të re, para 60 vjetëve, dhe të birit ,që ëshrë thinjur nga pesha e barrës së viteve.

Në poezitë e këtij autori gjejmë të lëvruar edhe motivin filozofik për lindjen dhe vdekjen e njëriut,të cilat koncëptohen si vazhdimësi natyrale te njeratjetrës.Kufijtë ndarës midis tyre s’janë gjë tjetër veç se gurë kilometrikë të një udhe të pandërprerë.Vdekja, e paralajmëruar nga kukuvajka në moshën e pleqërisë konceptohet si paralajmërim i një vdekjeje dhe njëkohesisht lindja e një jete,e jo si gjëma që paralajmëronë fundin tragjik të botës.Prandaj heroi lirik i kësaj poezie, bën marveshje me vdekjen, që ajo ta presë:”Sa të vinë miqtë nga larg/Të shkëmbej’ me ta dy fjalë/Sa t’u lërë një amanet/Pastaj të ikë qetë-qetë”.

Divorci pa shkaqe thelbësore, që ka marë përmasa të frikshme në shoqërinë tonë të sotme, është një tjetër dukuri negative që stigmatizohet ashpër përmes vargjeve satirikë të këtij autori.Drama e divorceve jepet përmes dialogut tronditës midis çiftit të ndarë:”Dashurinë e varrosëm/Pa shkëmbyer asnjë fjalë/Dhe një kryq i vendosëm/S’kish nevojë për epitaf”.Ndërsa dashuria ,që s’vdes kurrë, i përgjigjet çiftit të divorcuar me vargjet satirike:”Ju keni vdekur/Ndërsa unë jam e gjallë”(46).

Dashuria, për poetin,është shpresë e frymëzim,është ëndërr e shpëtim.Kjo është arsyeja që vjershat erotike të Delo Isufit zënë vend të dukshëm në krijimtarinë e tij poetike.Bukuria e këtyre vjershave buron nga dlirësia dhe sinqeriteti.Ato përbëjnë eliksirën e vjershërimit të tij të papërsëritshëm.Mallin dhe dashurinë  për ish-bashkshorten e tij,e cila ndërroi jetë në një moshë tepër të re, nga një sëmundje e pashërueshme, ai e ndjen të fuqishme edhe sot e kësaj dite.Ja si i këndon ai pas 15 viteve:”Moj e bukura,nusja ime/Në ëndërr ma shove mallë /Plot me puthje e përqafime/Ashtu sikur ishe vajzë”(25}.Në poezitë e këti autori dashuria shfaqet sa e prekshme,aq dhe fluide,sa konkrete aq dhe platonike,që herë sjell dhimbje e herë kënaqësi,herë liri dhe herë skllavëri.Vajza që dashuron heroi lirik i Delo Isufit është “Si drita e diellit/Ylli, që ndrin në errësierë/Muza e shpirtit të lirë/.Ajo është “si zjarri i pashuar, që ruhet përherë në shpirt”(45).Femrat për të janë “lulet e jetës” dhe “zemra e së vërtetës”.Ato siç” dinë të dashurojnë/dinë dhe të derdhin lot”.(50)

.Për të shijuar vlagun e dashurisë, që ruhet i ndezur në shpirtin e heroit lirik të poezive erotike të Delo Isufit,edhe kur ai është i moshuar, mjafton të citojmë vargjet e shkëputura nga poezia “Mos”, recituar me mjeshtëri nga Artimes Prifti:”Tani zjarrin kam brenda/Prushin mbuluar me hi/Mos m’i zgjo ti ato ëndrra/Mos m’i zbërthe kopsat ti”!

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?