Foto ilustruese

Piloti i avionit të linjës 'Turkish Airlines' vdes gjatë fluturimit Seattle-Stamboll, ulje emergjente në Nju Jork! Komunikimi i kabinës

9 Tetor, 20:40| Përditesimi: 9 Tetor, 20:51

  • Share

SHBA- Një pilot i Turkish Airlines humbi jetën gjatë fluturimit Seattle-Stamboll, duke detyruar avionin e linjës ajrore turke të bënte një ulje emergjente në Nju Jork.

Kështu ka bërë të ditur në rrjetin social, zëdhënësi i kompanisë turke.

Avioni i linjës kishte për destinacion aeroportin e Stambollit, teksa ndodhi ngjarja tragjike.

Zëdhënësi i linjës ajrore turke njoftoi se kapiteni Ilcehin Pehlivan ishte sëmurur gjatë fluturimit dhe përpjekjet e ekuipazhit për të ofruar ndihmë ishin të kota, raportoi “La Repubblica”.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, por po priten rezultatet e ekspertimit dhe autopsisë. Për fat të mirë, nuk pati asnjë problem apo avari tjetër dhe pasagjerët u zbritën në gjendje të mirë shëndetësore, tha zëdhënësi Yahya Ustun.

“Ekspedita TK 204! Kapiteni Ilcehin Pehlivan, piloti i avionit tonë të tipit Airbus 350, me regjistrim të bishtit TC-LGR, që kryente fluturimin Seattle-Stamboll, i ra të fikët gjatë fluturimit”.

Ky ka qenë komunikimi i kabinës së pilotit të avionit me kullën, duke kërkuar edhe uljen në Nju Jork për emergjencën shëndetësore.

Fluturimi TK204 u ngrit nga Seattle pak pas orës 19:00 me orën e Paqësorit, të martën në mbrëmje. Piloti duket se ka hyrë në telashe në territorin kanadez të Nunavut, përpara se kolegët e tij të merrnin drejtimin dhe të niseshin për në aeroportin “John F Kennedy”, në Nju Jork.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • koli: 09/10/2024 23:13

    PO TE KISHIN VDEKUR TE DY PILOTET SI I BEHEJ HALLI.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?