I ftohtë, me sy pa ndjenja dhe i qetë piloti i cili i mori jetën bashkëshortes së tij, Caroline, po habit policinë greke me qëndrimin e tij.
Policia shprehet se nuk ka parë më parë një vrasës kaq të pashqetësuar dhe të qetë.
Pas dy ditësh në paraburgim 32-vjeçari kishte vizitën e tij të parë nga vëllai i tij, të cilit i kishte kërkuar disa rroba për t’u ndërruar dhe një libër.
Charalmbos ka kërkuar librin e David Bercovici “Prejardhja e gjithçkaje”, në mënyrë qe të lexojë në qeli.
“Të mbaromë me këtë punë, të burgosem dhe të dalë të merrem me rritjen e vajzës sime”, sipas mediave greke këto janë fjalët që ai i ka nxjerr nga goja teksa është në pritje të marrjes së ndëshkimit të tij.
Familja e pilotit grek është ende në shok, ata refuzojnë cdo vizitë apo prononcim për mediat, janë mbyllur në 4 muret e shtëpisë dhe nuk flasim me askënd.
Kjo ishte vizita e parë për 32-vjeçarin pasi dëshmoi krimin e rëndë që kreu.
Lajmi kryesor:
‘E vrava pasi debatuam’, piloti gënjen sërish policinë helene, ekspertiza mjekësore: Vajza e re 20-vjeçare është mbytur në gjumë, nuk pati mundësi as të “luftonte” për jetën e saj
J.GJ./ReportTv.al