Piloti kroat dhe e dashura e tij

Kosova & Rajoni

Piloti ushtarak dhe e dashura e tij u arrestuan për spiunazh, Qeveria e Kosovës mohon lidhjen me spiunen nga Serbia: S'ka pasur qasje në informacione

28 Gusht, 18:31| Përditesimi: 28 Gusht, 20:38

  • Share

Qeveria në detyrë e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet se spiunia nga Serbia A.M. nga Mitrovica, e cila është arrestuar më 27 gusht nga Kroacia së bashku me të dashurin e saj nën dyshime për spiunazh për Serbinë, ka pasur lidhje edhe me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, ka thënë se Zyra e Kryeministrit përbëhet nga stafi civil i përhershëm dhe kabinetet e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave të cilat përbëhen nga të emëruar politikë.

“Duam të theksojmë se qasja në informacione të rëndësishme dhe konfidenciale të Zyrës së Kryeministrit është strikt e kufizuar.  Andaj ne hedhim poshtë çdo pretendim se personi në fjalë mund të ketë siguruar informacione të rëndësishme dhe konfidenciale të Zyrës së Kryeministrit.  Viteve të fundit, si pasojë e humbjes së kontrollit në veri përmes rrjetit kriminal të udhëhequr nga Millan Radojiçiq, Serbia ka rritur aktivitetet e spiunazhit dhe ne vazhdimisht kemi ngritur në publik shqetësimet tona mbi aktivitetet e inteligjencës serbe në territorin e Republikës së Kosovës.”

Ju kujtojmë se në muajin korrik një toger i Policisë së Kosovës, i etnisë serbe, ishte arrestuar mbi dyshime të bazuara për veprimtari spiunazhi në Republikën e Kosovës, për interesa të Agjencisë për Siguri dhe Informim (BIA), me synim rrezikimin e sigurisë në përgjithësi dhe operacionet e Policisë së Kosovës në veçanti. Kurse në shkurt ishte arrestuar një person tjetër mbi dyshime për spiunazh, po ashtu e etnisë serbe, e cila punonte në misionin e OSBE-së në Kosovë. Institucionet tona të sigurisë dhe inteligjencës po punojnë në vazhdimësi e me vigjilencë të lartë, dhe suksesshëm po i kundërvihen përpjekjeve të dashakeqe dhe destabilizuese të Serbisë në Kosovë', tha ai.

Kryeziu ka thënë se institucionet e Kosovës janë në gatishmëri të plotë që të bashkëpunojnë me institucionet e Kroacisë për zhvillimin e mëtejmë të hetimeve dhe zbardhjen e plotë të aktiviteteve dhe rrjetit të veprimit, pasi që veprimtaria e A.M. dhe kroatit J.I., të dy të arrestuar më 25 korrik në Kroaci, është zhvilluar në Kosovë.

Ndërkohë, Gjykata e Splitit në Kroaci ka caktuar masën e paraburgimit 1 muaj për pilotin e Forcave Ajrore Kroate dhe për partneren e tij, një shtetase serbe nga Mitrovica e Kosovës, të dy të dyshuar për veprën penale të spiunazhit në favor të Serbisë.

Ora 20:24
'Ke bërë vërtet një gabim të madh mbrëmë', zbardhen mesazhet që piloti kroat i kishte dërguar të dashurës së tij serbe

1756406037_AA.JPG

Janë zbardhur mesazhet mes pilotit ushtarak kroat dhe të dashurës së tij serbe, të cilët janë lënë në paraburgim për 1 muaj, pasi u arrestuan të dyshuar për veprën penale të spiunazhit në favor të Serbisë.

Çifti, sipas burimeve, ishte njohur që në vitin 2016 pikërisht në Kosovë. Ai në atë kohë ishte pjesëtar i kontingjentit kroat në KFOR-it, ndërsa ajo punonte si përkthyese në misionin EULEX-it. Marrëdhënia e tyre, me ndërprerje, zgjat tashmë nëntë vjet. A.M. ka ardhur shpesh në Kroaci gjatë këtyre viteve, ku në fund edhe u arrestua.

Hetuesve, pas nisjes së procedurës, piloti u ka thënë se partnerja e tij i dërgonte vetëm të dhëna për kushtet atmosferike, të rëndësishme për fluturimet e tij. Ai mohoi se kanë shkëmbyer informacione konfidenciale. Për më tepër, ai këmbëngul se është viktimë e një kurthi, ndërsa A.M. thjesht “dëm kolateral”.

Por, sipas akuzës, ai i zbulonte të dhëna për lëvizjet dhe pozicionet e forcave të KFOR-it, ndërsa ajo i dërgonte më tej përmes aplikacioneve të enkriptuara. Ai vetë, sipas akuzës, pranoi se e kishte marrë me mend që A.M. mund të tregtonte informacione të tilla. Hetimi do të zbardhë saktësisht për çfarë bëhej fjalë. A.M. ka qenë e angazhuar edhe si “fiksere”, pra si ndihmëse nga terreni për ekipe të ndryshme gazetarësh.

Akuza kundër çiftit bazohet në mesazhe të gjetura në celularët e tyre. Ata, mes tjerash, ishin shkëmbyer rreth ngjarjes së 25 dhjetorit 2022, kur në Zubin Potok u sulmuan pjesëtarët e KFOR-it. Atëherë A.M. i kishte shkruar mikut të saj të fëmijërisë, Vladimir Radivojević, i njohur si Mami, një nga përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës. Ai është nga Mitrovica, si edhe ajo, por autoritetet e Kosovës e konsiderojnë si një nga udhëheqësit e të ashtuquajturës “Brigada e Veriut”, e lidhur me struktura nga Beogradi.
Mami lidhet edhe me sulmin terrorist në Banjskë në vitin 2023, për të cilin në vitin 2024 është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në atë kohë, A.M i shkroi edhe shokut të saj të fëmijërisë, i njohur si Mami, një nga përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës. Mamija është i lidhur gjithashtu me sulmin terrorist në Banjska në vitin 2023, dhe ai u padit në vitin 2024 para Prokurorisë Speciale të Kosovës.

"Duhet ta sqarosh sulmin ndaj KFOR-it në çdo mënyrë që di', i tha ajo shokut të saj. 

Sipas mediave të huaja, po atë ditë, i dashuri i saj pilot i dërgoi një mesazh: "Ke bërë vërtet një gabim të madh mbrëmë."

Në mbrojtjen e saj, A.M. thuhet se ka deklaruar se punon për shërbimin sekret gjerman, konkretisht Shërbimin Federal të Inteligjencës (BND), i cili merret me mbledhjen dhe analizimin e të dhënave të inteligjencës jashtë vendit.

Dihet se Gjermania ishte ndër vendet kryesore të përfshira në misionin e KFOR-it nën udhëheqjen e NATO-s dhe është një nga donatorët më të mëdhenj të Kosovës përmes investimeve në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe ekonomi. Gjithashtu, ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbështesë integrimin e saj europian si dhe dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ora 20:20
Gjykata kroate cakton ‘arrest në burg’ për pilotin ushtarak dhe të dashurën e tij serbe, të dyshuar për spiunazh

1756405294_pilotikroatdheedashuraetij.jpg

Gjykata e Splitit në Kroaci ka caktuar masën e paraburgimit 1 muaj për pilotin e Forcave Ajrore Kroate dhe për partneren e tij, një shtetase serbe nga Mitrovica e Kosovës, të dy të dyshuar për veprën penale të spiunazhit në favor të Serbisë.

Vendimi u mor për shkak të rrezikut për ndikim mbi dëshmitarët dhe mundësisë së shkatërrimit të provave.

Ndaj shtetases serbe është vendosur paraburgim gjithashtu edhe për shkak të rrezikut të arratisjes.

Të dy të dyshuarit u morën në pyetje dje nga Prokuroria e Splitit. Rasti po hetohet nga policia ushtarake dhe civile, në bashkëpunim me Europolin.

Sipas hetimeve, dyshohet se piloti J.I. ka shpërndarë informacione sekrete tek partnerja e tij A.M., e cila më pas ia ka dërguar ato përfaqësuesve të partisë politike “Lista Serbe” në Kosovë.

Pas arrestimit të tyre në fund të korrikut në ishullin Vis, ku po qëndronin për pushime, piloti u la i lirë përkohësisht, ndërsa partneres së tij iu komunikua vendimi për vendosje në Qendrën Tranzitore për të Huajt, me qëllim dëbimin nga Kroacia për një periudhë 10-vjeçare.

Megjithatë, gjatë hetimeve të mëvonshme, autoritetet kanë zbuluar përmes analizës së pajisjeve të tyre celulare dhe komunikimeve mesazhe komprometuese që i kanë forcuar dyshimet për përfshirjen në spiunazh ndërkombëtar.

Sipas raportimeve mediatike, gruaja e arrestuar dyshohet se ka punuar për një organizatë gjermane dhe se ka marrë vazhdimisht informacione të ndjeshme nga i dashuri pilot gjatë tre viteve të fundit.

Ai kishte shërbyer më parë në Kosovë si pjesë e kontingjentit kroat në kuadër të KFOR-it.

Dyshohet se përmes WhatsApp-it, ai i ka transmetuar informacione konfidenciale lidhur me lëvizjet dhe planet e KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat ajo më pas ia ka përcjellë drejtuesve të partisë “Lista Serbe”, si dhe një gazetari të një agjencie ndërkombëtare lajmesh.

Përmbajtja e mesazheve përfshinte të dhëna për lëvizjet e komunitetit serb dhe trupave ndërkombëtare që nga fundi i vitit 2022, si dhe detaje të tjera me karakter strategjik.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?