Gazmend Bardhi

'Ping-pongu' me dosjen 184/ PD: Kraja të sqarojë pse e varrosi dosjen dhe hetimin kundër Ramës

28 Janar 2020, 15:25| Përditesimi: 28 Janar 2020, 15:29

  • Share

TIRANE-Partia Demokratike ka reaguar pas 'ping-pong'-ut mes Prokurorisë së Posaçme ant-korrupsion dhe asaj të Dibrës lidhur me dosjen "184" për krimin zgjedhor duke bërë që kjo çështje të mbetet 'jetime'. Për PD-në, ky është një vendim i drejtuesit të SPAK-ut për të mos lejuar hetimin e Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Pjerin Ndreut apo Ulsi Manjës nga kjo strukturë. Bardhi thotë se hetimi i dosjeve ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, siç është "kryeministri dhe disa deputetë të PS është detyrë ekskluzive e SPAK-ut".

"Vendimi i hetuesit të komunzimit, Arben Kraja për të mos lejuar SPAK-un të hetojë Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun apo Ulsi Manjën për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër është vendim politik dhe kundër interesave të Shqipërisë.  Hetimi i dosjeve ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, siç është kryeministri dhe disa deputetë të PS është detyrë ekskluzive e SPAK-ut.  Prokuroria e Posaçme u ngrit për t’i dhënë fund pandëshkueshmrisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, por akti i sotëm i shërbëtorit të Edi Ramës në krye të SPAK-ut godet çdo pritshmëri se Arben Kraja mund të sillej ndryshe nga Donika Prela, përsa kohë padroni i tyre është në krye të qeverisë.

Duke ridërguar dosjen 184 në Dibër, drejtuesi i SPAK, praktikisht, ka varrosur hetimin e një krimi të dokumentuar zgjedhor, i cili është kusht i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.  Arben Kraja ka detyrim të japë sot sqarime publike pse i mohoi SPAK-ut mundësinë e hetimit të Edi Ramës dhe shpurës së tij për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër" deklaroi ai.

Prokurorët e Dibrës refuzojnë të hetojnë dosjen 184 e cila lidhet me korrupsionin zgjedhor gjatë lokaleve 2017. Ndërsa pas vendimit të tyre për ta rikthyer në SPAK, prokuroria e posaçme e ka ridërguar në Dibër duke urdhëruar prokurorët atje ta hetojnë këtë proces pasi është kompetencë e tyre.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?