Stefano Pioli

Pioli beson te përmbysja, trajneri i Milanit: Arbitrim i njëanshëm, kemi besim te Leao

11 Maj 2023, 09:32| Përditesimi: 11 Maj 2023, 09:33

  • Share

Milani humbi 0-2 me kushërinjtë e Interit në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Në "San Siro", zikaltërit ishin më të vendosur në fushë, teksa shënuan dy gola të shpejtë në fillimin e lojës. Pas ndeshjes trajneri i Milanit, Stefano Pioli foli për mediet duke vendosur në pah meritat e kundërshtarit dhe kritikat për arbitrin spanjoll Gil Manzano.

"Ne luajtëm më mirë në pjesën e dytë, por nuk arritëm të shënonim. Kjo është diferenca në këto nivele. Ne donim një tjetër paraqitje dhe një rezultat tjetër. Megjithatë duhet të besojmë te ndeshja e kthimit, sepse episodet mund të ndryshojnë lojën. Nuk më pëlqeu arbitri, pashë të përdoreshin standarde të dyfishta.

Leao? Ne e dimë rëndësinë e tij, nuk ishte në gjendje për sonte. Kanë mbetur gjashtë ditë dhe duhet të presim edhe pak. Shpresa është që ai të luajë në gjysmëfinalen e kthimit.

Donim të ishim kompaktë, intensivë dhe agresivë. Interi fitoi shumë duele, topa të dytë, e mori lojën në dorë. Zikaltrit ishin të mirë në shënimin e dy golave ​​dhe ndeshja u bë shumë e komplikuar, e vështirë nga pikëpamja taktike dhe mendore, por pashë një reagim të madh. Këtë reagim dua ta shoh edhe në ndeshjen e dytë", tha Pioli mes të tjerash.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 11/05/2023 10:20

    AL 16 MAGGIO SARA LA STESSA MUSICA,,,OVUNQUE E DOVUNQUE FORZA I N T E R AMALA

    Përgjigju
  • Haha: 11/05/2023 09:37

    Hahaaaa, Gjynaf Pioli dhe tifozet !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?