Milan dhe Napoli luajnë nesër në 21:00 për çerekfinalen e parë të Champions League. Kuqezinjtë "fërkojnë duart", teksa lajmet nga kampi kundërshtar janë pozitive për ta. Presidenti i napoletanëve, De Laurentis ka konfirmuar se Victor Osimhen nuk do jetë gati pas problemeve që ka me gjurin.
Faza e rikuperimit po ecën si duhet për nigerianin, që sipas Napolit ka humbur ndeshjen e parë me kuqezinjtë. Veç tij, trajneri Spalletti nuk do ketë të gatshëm edhe Giovani Simeonen, po për një dëmtim në gju.
Stafi teknik nuk dëshiron që të shpejtojë kthimin e sulmuesve në fushë, duke rrezikuar më pas një dëmtim më të gjatë. Pritet që dyshja të jenë gati për ndeshjen e kthimit në "Diego Armando Maradona".