Aktorja suedeze Inger Nilsson që u bë e famshme me rolin e saj të Pipi Çorapegjatës, nuk është paguar në film.
Sipas medias së huaj, ajo ishte vetëm tetë vjeç kur fitoi rolin e famshëm të Pipi Çorapegjata.
Aktorja 60- vjeçare ka marrë shumë lëvdata pikërisht për këtë rol, por për shkak të ligjeve të kohës kur u xhirua, ajo nuk u pagua për këtë rol.
Ngaqë Inger nuk mori as edhe një cent për këtë rol, fansat e saj filluan të dhurojnë para për aktoren dhe miqtë e saj të filmit Anika dhe Tommy.
Deri më tani, janë mbledhur gjithësej 37,000 dollarë.
“Në fillim u zemërova shumë sepse nuk doja të bëhesha viktimë dhe të lypja mëshirë. Por kur u qetësova, kuptova se ishte thjesht një shenjë respekti dhe dëshira e fansave për të na treguar se sa na vlerësojnë”, ka thënë ajo.
Inger u shfaq për herë të parë në rolin e Pippi Çorapë Gjata në serialin që u xhirua në 1969 dhe 1970.
Emri i saj i vërtetë është Catherine Inger Monica Nilsson.
Ajo jeton në Stokholm dhe punon si sekretare dhe gjithashtu ka pranuar herë pas herë ndonjë rol në teatër.
Vitet e fundit ajo ka interpretuar me yje në serialin gjerman "Der Kommissionar und das Meer".
Foto nga filmi Pipi Çorapegjata
Komente
