Pisa është ngjitur zyrtarisht në Serie A pas një mungese 34-vjeçare, me ekipin e Pippo Inzaghit që siguroi kualifikimin për në elitë së bashku me Sassuolon.
Janë tre ekipe që ngjiten nga Serie B një ligë më sipër, me dy prej tyre që fitojnë ngjitje automatike, pastaj një e tretë do caktohet nëpërmjet play-off. Pas Sassuolos, Pisa zyrtarisht sezonin e ri do jetë pjesë e Serie A dhe në stol do kemi një derbi mes trajnerëve, Simone Inzaghi të Interit dhe Filippo Inzaghi të Pisa.
Rikthimi i Pisas - Pati festime të shfrenuara pavarësisht humbjes 1-0 ndaj Barit sot, sepse Spezia humbi gjithashtu 2-1 ndaj Reggianës, duke i lënë kështu jashtë llogarive matematike dhe Pisa merr një vend në elitën e futbollit italian sezonin e ri.
Komente
