Lufta mes këngëtares kolumbiane dhe ish-futbollistit Pique vazhdon. Mediat e huaja kanë thënë se këngëtarja do vazhdojë hakmarrjen e saj me një këngë tjetër ndaj tij, në formë “hakmarrjeje”, videoklipi i së cilës mund të ketë mbaruar xhirimit. Mediat ndërkombëtare bënë të ditur se kënga e re do të publikohet më 2 shkurt.
"Aj do të këndojë së bashku me Karol G , videoklipi tashmë është incizuar dhe ajo do të kthehet sërish për të sulmuar ish-partnerin dhe të dashurën e re Clara Chia Marti. Kënga do të jetë më eksplicite se ajo e mëparshme" , tha një burim për mediat e huaja.
Vitin e fundit Shakira ka folur në dy pjesë të tjera për përfundimin e marrëdhënies së saj të gjatë me Piqué : 'Te felicitò' me Rauë Alejandro dhe 'Monotonia' me Ozuna.