Pique doli i fituar nga kënga e Shakirës aq sa Shakira tejkaloi shikimet e këngës duke u kthyer si këngëtarja më e dëgjuar brenda javës. Pique njoftoi një marrëveshje me kompaninë shumëkombëshe japoneze për sponsorizimin e Kings League.
Pak ditë më parë, Shakira tronditi botën e mediave sociale dhe platformave të tjera dixhitale me linçimin e këngës së saj më të re, ku sipas mediave të huaja thuhet se kënga i dedikohet ish-bashkëshortit të saj pasi ai e tradhëtoi me Clara Chía Martí.
Tashmë ish-futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique, është shfaqur në videon live pasditen e kësaj të premteje të Kings League, eventin sportiv që ai drejton së bashku me krijuesin e përmbajtjes Ibai Llanos, me një orë Casio në kyçin e dorës së djathtë dhe përveç kësaj, ai i dhuroi një orë secilit prej presidentëve të ekipeve të tjera në garë.
Kënga përmban referenca të qarta për marrëdhënien e dështuar me Gerard Piqué “Ti ndërrove një Rolex me një Casio, një Ferrari me një Twingo”, dhe përmend gjithashtu Clara Chía Martí, e dashura aktuale e ish-futbollistit katalanas.
“Kjo orë është për gjithë jetën”, tha Pique në një aludim të qartë për ndarjen me nënën e fëmijëve të tij dhe për sulmet e këngëtares kundër tij dhe partneres së tij aktuale.