Ekonomi

Piramidat/ Ministria e Financave, 7 ankande me pronat e firmës 'VEFA'

16 Tetor 2019, 07:50| Përditesimi: 16 Tetor 2019, 07:53

  • Share

Ministria e Financave do të nxjerrë në ankand më 7 nëntor disa prona të ish firmave piramidale VEFA.

Vlera fillestare e të gjitha pasurive të marra së bashku është rreth 200 mijë dollarë. Në to përfshihen tre sipërfaqe truall të Kompanisë VEFA, dhe një njësi tregtare që dikur i përkiste Shoqërisë Kamberi.  Vlera fillestare e pronave në ankand është në afërsisht 30 mijë dollar më e lira, deri te rreth 90 mijë dollar më e kushtueshmja. Pasuritë në fjalë, janë të paktat që kanë mbetur pas konfiskimit të pronave të ish-firmave piramidale dhe ndarjes së një pjese prej tyre.

Skemat piramidale në Shqipëri filluan aktivitetin e tyre në vitin 1991, duke sjellë si pasojë vitin tragjik, 1997, me falimentimin e rreth 25 firmave të cilat grumbulluan rreth 1.2 miliardë dollarë kursime të shqiptarëve.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi nones: 16/10/2019 08:35

    Dhe ky esht kesti fundit. Keshtu qe shqiptaret i moren leket 100%. Ndarja lekve fillon me dat 3 ose 8.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?