TIRANË- Disa piratë vendas kanë rrëmbyer në Nigeri një anije, e cila është në pronësi të një kompanie shqiptare 'STEVIA'.
Mësohet se peng janë marrë 8 persona, nga të cilat 6 janë konfirmuar se janë shtetas ukrainas, ndërsa kombësia e 2 personave të tjerë nuk dihet, por dyshohet të jenë shqiptarë.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, 28 milje detare përkatësisht 51.8 kilometra larg brigjeve të Nigerisë e ndërsa sot është konfirmuar kombësia e 6 personave të rrëmbyer.
Oleg Nikolenko, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës tha se nisur nga fakti që bëhet fjalë për një anije mallrash shqiptare 'STEVIA' , dy qeveritë, ajo ukrainase dhe shqiptare po punojnë për të shpëtuar të rrëmbyerit.
Gjiri i Guinesë është rajoni më aktiv ekonomik dhe i pasur me naftë i Afrikës. Aktiviteti i piratëve në rajon është rritur në vitet e fundit. Më e fundit ishte në korrik ku u rrëmbyen 6 marinarë ukrainas në Gjirin e Guinesë, por u kthyen shëndoshë e mirë në shtëpi më 7 shtator, pra kaluan rreth 1 muaj e gjysmë në robëri.
Anije shqipetare pas asnje shqipetare ne ekipazh!!!
PërgjigjuMir ukrahina po shteti shqiptar duhet te mari shkash nga kto ngjarje dhe te ngrihet fuqishem Grupi Bordingut jo ti genjejn me patetina si gjithmon
Përgjigju