Foto ilustruese

Tiranë/ Me pajisje të sofistikuara piratonin dhe shisnin sinjalet televizive, tre të rinj në pranga!

3 Qershor 2020, 10:22| Përditesimi: 3 Qershor 2020, 10:36

  • Share

TIRANË- Një grup që piratonin sinjalet televizive është shkatërruar, e për pasojë janë vënë në pranga 3 personat përgjegjës. Bëhet fjalë për tre të rinjtë E. D., 23 vjeç, J. S., 24 vjeç dhe T. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nëpërmjet pajisjeve të sofistikuara që mundësojnë transmetimin e sinjaleve televizive, këta të rinj kanë vjedhur drejtat televizive të disa platformave dixhitale. Pagesat nga qytetarët i merrnin në formë cash, nëpërmjet llogarive bankare dhe nëpërmjet kartave të kreditit Paypal.

Piratim është bërë nëpërmjet aparateve Dreambox, Androidbox, Set Top Box, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 4 kompjuter, 6 celularë dhe një makinë. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale të “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale dhe intelektuale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?