Piroshka të mbushura me djathë nga zonja Albana
Përbërësit:
400 gr miell
2 vezë
50 ml ujë
1 bustinë pluhur pjekës
1 lgj kripë
1 lk sheqer
250 gr djathë
Përgatitja:
Vendosim në një enë vezët, ujin, kripën, sheqerin dhe fryrësin. I përziejmë mirë dhe më pas shtojmë gradualisht miellin. E punojmë brumin dhe e hapim si një petë të madhe. E presim më pas në shirita dhe në çdo shirit vendosim djathë. I mbedhim shiritat dhe i vendosim të skuqen në një tigan me vaj, pasi brumi nuk thith fare vaj.
Komento