Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako

VIP & Spektakël

Pirro Çako heq ‘E duam lumturinë’ nga kanalet abuzive në Youtube, që edhe Parashqevi Simaku të ketë të drejta mbi veprën artistike pas rikthimit

20 Dhjetor, 14:36| Përditesimi: 20 Dhjetor, 15:12

  • Share

Pirro Çako hoqi këngën ‘E duam lumturinë’  nga kanalet abuzive, të kënduar nga Parashqevi Simaku, që artistja të ketë të drejta mbi veprën artistike tani që u rikthye në jetën publike.

Kënga “E duam lumturinë” e Parashqevi Simakut me kompozitor Pirro Çako dhe tekstshkrues Agim Doçin, ka ekzistuar në kanalin “YouTube” prej më shumë se 9 vitesh, e ngarkuar në një kanal jozyrtar nga persona anonimë dhe të paautorizuar, me plot gati 6 milionë shikime, e ku të shumtë ishin ata që riktheheshin herë pas here për ta dëgjuar.

Mbi 200 mijë klikime, këngës iu shtuan vetëm gjatë javës së fundit, dhe kjo falë interesit të madh që ngjallën lajmet për këngëtaren në SHBA.

Ndërkohë pas fshirjes së këngës nga kanalet jo zyrtare, Pirro e ka rihedhur përsëri para dy ditësh (18 dhjetor) në kanalin e tij zyrtar, për të gjithë adhuruesit e Parashqevisë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Flora Gjonaj: 20/12/2024 18:19

    Princesha jon shqiptare Parashqevi Simaku do shkelqej si Diamant perkunder kulqedrave te shumta qe paska pasur ky vend Hyjnor qe i thon vendii shqiponjes zoti me te drejtet ????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?