Pirro Dhima kërkon vota në emër të ‘Vorio Epirit’ dhe si ‘Pirro i të gjithë grekëve’ me pamje nga Shqipëria

18 Prill, 19:20| Përditesimi: 18 Prill, 19:23

  • Share

Pirro Dhima është një nga kandidatët e partisë “Demokracia e Re” në Greqi për zgjedhjet europiane të 9 qershorit.

Pirro Dhima dikur ka bërë bujë me deklaratat për origjinën e tij, duke thënë që është grek, i lindur në Shqipëri. Por me kandidimin e tij si kandidat për eurodeputet, Pirro Dhima ka nisur një fushatë skandaloze.

Në videon e prezantimit të publikuar në rrjetet e tij sociale, Pirro Dhima, tregon pamje nga Shqipëria, kryesisht nga Himara dhe nga Greqia. “Kandidoj sot, jo vetëm për t’i dhënë zë zërit dhe të drejtave të “Epirit të Veriut”, por edhe si përfaqësues i Greqisë, ashtu si kam bërë gjithmonë, si Pirro i të gjithë grekëve”, shkruan Pirro Dhima në komentin e videos.

Ndërkohë që emër të propandadës ekstreme greke të të ashtuquajturës “Vorio Epir”, apo “Epir i Veriut”, janë vrarë e masakruar shumë shqiptarë që nga viti 1914.

Ndërkohë, një javë më parë në një emision në Greqi, Pirro Dhima dha një deklaratë skandaloze, ndërsa tha se ishte nga Himara, “kryeqyteti i Epirit të Veriut”, sipas tij.

Pirro Dhima nuk i ka fshehur asnjëherë qasjet jo shumë dashamirëse ndaj Shqipërisë, duke dalë publikisht me personazhe të njohur që punojnë për aneksimin e jugut siç është Babis Karathano dhe grupet ekstremiste greke, edhe dikur vetëcilësohej “tironc”.

 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nardi: 19/04/2024 05:32

    Piro Dhima eshte shqiptar se lindi ne Shqiperi. Me pas grek se shkoi ne Greqi. Ne te dy rastet ai mbetet arberesh. Ose sic njihet ne greqisht "arvanitas". Dekada e fundit madje kohet e fundit po na tregojne nje Greqi me fytyren arbereshe. Ndersa ata te Shqiperise nen mafien neokomuniste ramiste minojne, Greqia arvanitase me Doren (Bako-jani) me force mbron dhe avancon Kosoven drejt BE. Ndersa me shume se 1 milion shqiptare ne Greqi rivitalizuan e rizgjuan arbereshet atje, pyka Rama vasalizohet ke porta e Erdoganit. Kemi kaq shume injorante saqe gjithe veshgjatet u duken patriote ...me samar.

    Përgjigju
  • Iris: 19/04/2024 03:55

    P.Dhima dikur ne kohen e Xhaxhit ishte sportist shume i suksesshem dhe meqe kishte fituar medalje kishte dashur te vazhdonte Inst.e larte te sporteve qe ne ate kohe ishte ekuivalent me universitetin.Ne ate kohe kur dilje i pari ne dicka fitoje te drejte studimi,p.sh po te fitoje festivalin ne RTSH,fitoje te drejte te studioje ne Akademine e arteve dhe keshtu e fitoi ndonje ne ate kohe.E njejta gje vlente dhe per sportet,problemi ishte qe duhej te arrije disa teste fizike,jo thjesht pranim pa kushte,tani thuhet se nuk i plotesonte keto kushte,apo ka qene ndonje arsye tjeter,por P.Dhima nuk ja arriti dhe qe atehere duket se i mbeti hatri e ju vra shpirti.Greqia i dha te gjitha qe s'ja dhame ne,shtoi ketu dhe faktin qe eshte minoritar,keshtu qe mos u cudisni kur del per V-E.

    Përgjigju
  • Tradhëtar: 18/04/2024 21:17

    Lagjia Plakë poshtë AKryPolit.., ishte Arbërore,Arvanitase...si gjithë rrethinat Shpata Ljosha Salamina Thiva Morea e gjithë Greqia e sotme...!Boçarët,Janari,Kollokotroni e Bubulina.. gjithë heronjtë e shtetit të ri grek janë Arvanitë!..ju jeni Vllah i shitur i MëmëDheut!

    Përgjigju
  • emigranti: 18/04/2024 20:42

    asnje vote nga ata qe e quajne veten shqiptar dhe atdhetar per kete person,i cili nuk ka respekt per vendin ku ka lindur dhe eshte rritur,per nenen e tij dhe popullin e atdheut te tij dhe qe mbeshtet e propagandon pikepamje antishqiptare!

    Përgjigju
  • Linda: 18/04/2024 20:32

    Pirro Dhimes ne Greqi nuk ju dhurua asgje po arriti te bej emer duke ju perkushtuar fort sportit dhe me shume stervitje dhe mbi te gjitha eshte shume familjar!Mbare ti shkoj ne zgjedhjet evropiane dhe besoj se Shqiperin ku lindi dhe kaloj femijirin e tij e mban fort ne zemer!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?