Sociale

'PISA 2018'/Ministrja Shahini: Shqipëria, përmirësim në rezultatet e matematikës krahasuar me vitet e kaluara

18 Janar 2020, 13:13| Përditesimi: 18 Janar 2020, 13:21

  • Share

Në një postim në Facebook” në lidhje me pjesëmarrjen e Shqipërisë në testin ndërkombëtar “PISA 2018”, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini nënvizon edhe përmirësimin që Shqipëria ka bërë në rezultatet e matematikës krahasuar me vitet e kaluara. 

“6,359 nxënës nga 336 shkolla nga i gjithë vendi, përfaqësuan Shqipërinë duke përmirësuar dukshëm rezultatin në matematikë krahasuar me vitet e kaluara”, - shkruan ajo, ndërsa shprehet gjithashtu se për Shqipërinë kjo është hera e 5-të që Shqipëria merr pjesë në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), por për herë të parë në një testim digjital. 

Vlen të theksohet se në vetëm 6 vite, përqindja e nxënësve të dobët në matematikë u ul me 19% nga viti 2012 në vitin 2018. 

Shqipëria ka qenë një ndër 79 shtetet pjesëmarrëse në “PISA 2018”. Mes lëndëve që janë pjesë e këtij testimi janë aplikimi i njohurive në Lexim, Matematikë dhe Shkenca.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trtr: 18/01/2020 19:46

    Pirdh pirdh se lirohesh. E keni bere katastrof arsimin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?