Sociale

Pishinat ‘shpëtimi’ i kryeqytetasve nga vapa, 14 grupe të ISHSH në terren për cilësinë e ujit! Masa, deri në heqje licence! Drejtori i Aqua Park: Analiza çdo ditë

23 Qershor, 16:17| Përditesimi: 23 Qershor, 16:35

  • Share

Temperaturat përvëluese të qershorit kanë shtuar ndjeshëm numrin e qytetarëve që zgjedhin pishinat publike apo private për t’u “freskuar”. Një prej destinacioneve më të frekuentuara publike në kryeqytet është Aqua Park Tirana, që çdo ditë pret qindra vizitorë.

“Mesatarisht kemi 500 deri në 700 vizitorë në ditë, ndërsa kulmi arrihet në fundjavë. Vetëm të shtunën dhe të dielën patëm rreth 2100 vizitorë”, tha Arnis Hoxha, drejtori i Aqua Park Tirana, pishinave publike në varësi të bashkisë së kryeqytetit.

Kur flasim për pishinat, përveç freskimit dhe argëtimit, pastërtia është një element që merr gjithnjë vëmendjen maksimale. Por për drejtorin “Aqua Park Tirana”, Arnis Hoxha, nuk ka arsye për t’u shqetësuar.

“Kemi një ekip që bënë pastrimin e pishinave. Pas pastrimit bëhet klorifikimi plus higjienizimi me detergjent të tjerë”, tha ai

Në këtë park mbahet edhe një regjistër i posaçëm ku dokumentohen të gjitha analizat ditore të ujit.

“Ne kemi detyrim ligjor të kemi një mjek, një Life Guard. Bëjmë çdo ditë analizë të ujit. Kemi regjistër të veçantë që bëjmë reflektimin çdo ditë”, thotë drejtori Hoxha.

Por siguria jo vetëm në pishinën publike të kryeqytetit por edhe në ato private nuk mbështetet vetëm te përgjegjshmëria, e cila vjen edhe si kërkesë e konkurrencës. Pishinat kontrollohen nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, i cili jep edhe certifikatën e higjienizimit përpara hapjes së sezonit.

“Ambientet e pastra, kabinat e dusheve, dhomat e ndërrimit ambienti te jete i dezinfektuar. Analizat e ujit që bëhet ditë. I cili ka detyrim ligjor në fillim të ditës të bëj analizën e klorit edhe he pH-it. Një gjatë ditës edhe në fund duhet të bëj një analizë që e hedh në një bllok ku ne shkojmë edhe i kontrollojmë”, tha Klinton Leka kryeinspektori i qarkut Tiranës.

Por çfarë ndodh në rast se shkelen këto masa?

“Masat janë nga gjobat, masat administrative e deri te mbylljen e subjekteve sipas rrezikut”, vijoi Leka.

Këtë fillim sezoni problematikat sipas ISHSH janë të vogla, ndërsa kontrollet do të vijojnë deri në shtator.

“Ne shkojmë ne fillim sezonit  ku bëjmë kontrollin kryesor. Shkojmë edhe gjatë sezonit në mënyrë permanente. Duke u nisur edhe nga ankesat e qytetarëve”, deklaron kryeinspektor Klinton Leka.

14 grupe të inspektoratit shtetëror shëndetësor janë në terren për monitorimin e pjesës së akomodimit hotelerisë edhe pishinave në qarkun e Tiranës.

K.T./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?