Bota

Pishinë në vend të çatisë në 'Notre Dame! Plani i arkitektëve po habit të gjithë (FOTO)

20 Maj 2019, 11:08| Përditesimi: 20 Maj 2019, 11:12

  • Share

Djegia e një prej ndërtesave më ikonike të UNESCO-s, katedrales së famshme “Notre Dame de Paris”, u bë lajm në të gjitha mediat e botës.

Presidenti Macron ka deklaruar se katedralja do të rikonstruktohen brenda 5 viteve edhe pse për punën kolosale që kërkon duket si një afat kohor i shkurtër. Ndërkohë është hapur konkursi për arkitektët më të mirë në mbarë botën, dhe një nga propozimet që ka bërë më tepër habi është ajo e një kompanie suedeze ‘UMA’.

Arkitektura që ata sugjerojnë është super moderne dhe i qëndron larg çdo karakteristike të arkitektuarës së shekullit të 12-të. Ata kanë dizenjuar në vend të çatisë një pishinë shumë të madhe dhe ideja që përçon është që katedralja të bëhet e njerëzve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?