Pispili me presh
Përbërësit:
- 500 gr miell misri i verdhë
- 2 filxhanë çaji kos
- 3 presh
- 1 tufë majdanoz dhe koper
- 1 lç sodë buke
- 3 kokrra vezë
- 300 ml ujë të ngrohtë
- 4 lgj vaj ulliri
- 1 lç piper i kuq
- Piper i zi
- Kripë
Përgatitja:
Pjesën e bardhë të preshit e grijmë imët dhe e kaurdisim me pak vaj ulliri. Sapo të fillojë preshi të ulë vëllimin e spërkasim me kripë dhe piper dhe e lëmë që të zbutet. Ndërkohë tek mielli i misrit shtojmë sodën e bukës, vaj ulliri dhe ujë të ngrohtë. E punojmë mirë derisa të krijohet një brumë i lidhur. E shtrojmë masën e brumit me miell misri në një tavë të lyer me pak vaj ulliri. Mbi të vendosim preshin e kaurdisur spërkatur me majdanoz të grirë. Rrahim vezët së bashku me kosin dhe e shtojmë në tavë mbi preshin. E pudrosim sipërfaqen e pispilisë me pak miell misri dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.
Komente
