Pispili me patëllxhanë dhe djathë
Përbërësit:
- 3 patëllxhanë
- 1 qepë e madhe
- 300 gr djathë i bardhë
- 100 gr djathë kaçkavall
- 1 tufë majdanoz
- Hudhër (opsionale)
- Kripë, piper
Për brumin:
- 500 gr miell
- 1 filxhan kos
- 1 lugë çaji vaj ulliri
- 2 vezë
Për sipërfaqen:
- 1 vezë e rrahur
Përgatitja:
Qërojmë patëllxhanët, i presim në kubikë të vegjël dhe i vendosim në ujë me kripë për rreth 30 minuta, që t’u hiqet hidhësia. I kullojmë mirë dhe i shtypim që të dalë lëngu. Në një tigan me pak vaj ulliri, hedhim patëllxhanët, qepën e grirë dhe (nëse dëshirojmë) hudhrën. Shtojmë majdanozin e grirë, rregullojmë shijen me piper dhe i lëmë pak të marinohen. E heqim nga zjarri dhe e lëmë pak të ftohet. Shtojmë djathrat e thërrmuar dhe i përziejmë mirë. Ndërkohë përgatisim brumin: në një tas të madh rrahim kosin me vajin e ullirit dhe vezët. Hedhim miellin dhe e përziejmë derisa të kemi një brumë të butë. Shtojmë masën me patëllxhanë te brumi dhe e përziejmë derisa të bashkohen mirë. Masën e hedhim në një tavë të mbuluar me letër pjekjeje, e rrafshojmë me spatul dhe e lyejmë sipër me vezën e rrahur. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180°C për rreth 1 orë, derisa të marrë ngjyrë kafe të artë. E lëmë pak të ftohet dhe më pas e presim dhe e shërbejmë.
Komente
