Pispili me qepë të njoma
Përbërësit:
- 1 filxhan çaji miell misri
- 2 kokrra vezë
- 150-200 gr gjizë ose djathë i thërrmuar
- 5-6 qepë të njoma
- 1 tufë majdanoz ose koper
- 1/2 filxhan vaj ulliri ose vaj luledielli
- 1 lugë çaji kripë
- Piper i zi, nenexhik, spec i kuq i ëmbël
Përgatitja:
Pastrojmë qepët e njoma dhe i grijmë hollë. I kaurdisim në një tigan me pak vaj derisa të zbuten, rreth 5-7 minuta. Në një tas të madh rrahim vezët, shtojmë gjizën e thërrmuar dhe i përziejmë mirë. Shtojmë qepët e kaurdisura, majdanozin/koprën e grirë, kripën, dhe erëzat që dëshirojmë. Gradualisht, shtojmë miellin e misrit dhe e përziejmë derisa të formohet një masë pak e trashë, si brumë i butë. Lyejmë një tavë me vaj dhe hedhim brumin, e rrafshojmë me lugë ose me dorë të lagur. Lyejmë sipërfaqen me pak vaj ose me të verdhë veze për një ngjyrë të artë. E vendosim në pjekje në furrë të parangrohur në 200°C për 30-40 minuta, derisa të marrë një kore të bukur dhe të jetë pjekur edhe brenda.
Këshilla nga Albana: Mund të shtosh dhe pak djathë të fortë për një shije më të thellë. Nëse dëshiron një pispili më të butë, shto pak kos ose ujë të ngrohtë në brumë. Mund ta shoqërosh me kos të ftohtë ose dhallë.
Komente
