Pispili me spinaq, labot, qepë të njoma dhe djathë
Përbërësit:
- 500 gr spinaq
- 200 gr labot
- 3 qepë të njoma
- 200 gr djathë i bardhë
- 100 ml vaj ulliri
- 1 gotë miell misri
- 1 gotë qumësht
- 2 kokrra vezë
- 1 lgj fara chia
- 1 lgj fara të ndryshme
- Kripë, piper
- Majdanoz, kopër
Përgatitja:
Pasi e lajmë spinaqin dhe labotin, e grijmë dhe e shtypim me dorë, më pas e shtrydhim sa t'i dalë uji i tepërt dhe e vendosim në një tas. Shtojmë vezët, qepën, djathin, gjysmën e qumështit, vajin, kripën, piperin, majdanozin dhe koprën. I trazojmë mirë dhe në fund shtojmë tre lugë gjelle miell misri. Shtojmë pak vaj ulliri në fund dhe fara të ndryshme dhe e shtrojmë pispilinë në tavë të lyer me vaj dhe të pudrosur mirë me miell misri. E shtrijmë me lugë dhe sipër masës hedhim përsëri miell misri dhe qumësht për ta njomur. E pjekim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 35 minuta.