Pispilia më e shpejtë me perime nga zonja Albana

28 Shkurt 2022, 11:28| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 11:29

  • Share

Pispili më e shpejtë me perime 

Përbërësit:

500 gr lakër të bardhë

2 karrota

2 patate

1 presh

2 speca të kuq

2 qepë të njoma

1 tufë majdanoz

100 gr djathë të grirë

4 vezë

2 lgj qumësht

2 lgj kos

4 lgj vaj luledielli

5 lgj miell

1 lk fryrës

2 lk kripë

Piper i zi

Piper i kuq

Përgatitja:

Fillimisht grijmë lakrën dhe karrotat në rende. Presim preshin në mes për së gjati dhe më pas në rrethore të vogla, specat i presim në kubikë të vegjël, ndërsa qepët e njoma dhe majdanozin i grijmë sa më imët. Të gjitha perimet i bashkojmë në një tas ku shtojme djathin e grirë.

Në një enë vendosim qumështin, kosin, vajin, vezët, kripën dhe piperin e zi. I trazojmë mirë dhe më pas shtojmë miellin e situr së bashku me fryrësin. E përziejmë mirë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. I bashkojmë të dyja masat bashkë dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje. E spërkasim sipërfaqen me djathë kaçkavall dhe piper të kuq dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur  në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?