Fshati turistik i Dardhës në Korçë vijon të mbetet një nga vendet më të preferuara për tu vizituar në dimër.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga pista e skive në Dardhë e mbushur me turistë. Kreu i qeverisë nënvizon se pista e skive në Dardhë është pjesë e buqetës së aktiviteteve turistike të ofruara gjatë dimrit në Korçë, ju uroj javë të mbarë.
‘Mirëmëngjes dhe me pamjet plot energji nga pista e skive në Dardhë, pjesë e buqetës së aktiviteteve turistike të ofruara gjatë dimrit në Korçë, ju uroj javë të mbarë.’- shkruan Rama.
Fshati turistik i Dardhës ndodhet vetëm 18 km larg Korçës mbetet një prej destinacioneve më të frekuentuara gjatë sezonit të dimrit. Pista e skive sidomos gjatë fundjavave kthehet në një prej atraksioneve kryesore për turistët vendas e të huaj.